Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini
March 28
15:51 2016

Java 2 7/03-3/04/2016

E diel, 27 mars 2016.

Dielli te Dashi dhe Hëna tek Akrepi me pozicione pozitive planetare do të ndihmojnë në një atmosferë të ngrohtë në familje dhe në çifte gjithashtu. Pashkë të Gëzuara për të gjithë katolikët kudo janë. E hëna do të shënojë një fillim jave më të qetë nga java e kaluar. Më krijuese por edhe me dëshira të shtuara për më shumë aktivitete. Dita e enjte (sidomos ne orët e darkës) kërkon kujdes me komunikimin ,si dhe mund të fshehë të papritura jo të këndshme. Fundjava  duhet t’ju gjejë në organizim e sipër të hapave dhe lëvizjeve që duhet të bëni për përmirësime profesionale. Puna, profesioni dhe shëndeti  do të jenë prioritetet tuaja  gjatë gjithë muajit prill.

 

Etiketimet
Shperndaje