Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini

June 14
08:39 2016

Dashi

Dashi
Picture 1 of 12

Vazhdon Planeti Mars në lëvizje në të kundërt deri në 29/06 që shoqërohet me vonesa, anulime e shtyrje në çështje të rëndësishme ekonomike dhe profesionale. Gjithashtu lodhja ka filluar të jetë e ndjeshme pothuajse te të gjithë që i përkasin shenjës suaj në lidhje me të përditshmen. Mërkuri te Binjakët do t’ju favorizojë që shqetësimet tuaja, ngarkesat tuaja, t’i ndani më lehtësisht, të jeni më të kuptueshëm dhe të mirëkuptueshëm si dhe të mund të lëvizni për t’u ndierë pak më mirë. Me jetën personale java do të jetë e mirë me Hënën përballë jush të paktën deri të mërkurën pas darkës. Pas datës 17/06 vëmendja fokusohet në familje a çështje që i përkasin familjes suaj. Kujdes të premten, mos e lejoni nervozizmin t’ju prishë punë në asnjë drejtim.

Java 13/06-19/06/2016

Javë të bukur për të gjithë! Nisim një javë  me planetin Mërkur të bashkuar me Diellin dhe Venusin te Binjakët, gjithashtu edhe me planetin Neptun në lëvizje në të kundërt te Peshqit. Hëna te Peshorja. Me komunikimin do të kemi përmirësim të ndjeshëm, me lëvizjet gjithashtu. Me më shumë kontakte dhe takime si dhe me më shumë biseda në zgjidhje të çështjeve që kërkojnë zgjidhje a përmirësim te çdo njëri prej nesh. Me këmbëngulje dhe durim mund të arrihet çdo gjë sado e vështirë të jetë. Mos e lejoni lodhjes, emocioneve negative t’ju detyrojnë të hiqni dorë. Periudhë e mirë për testime e provime (për studentët sidomos). Në datën 17/06 në mbrëmje Venusi kalon te Gaforrja kështu që tema qendrore do të jetë shtëpia, familja, jeta sentimentale. Me Neptunin në lëvizje në të kundërt gjithashtu shpesh biseda qendrore do të jetë dhe uji, alkooli, gazi apo çdo materie tjetër e lëngshme, sidomos të shtunën që duhet të qëndroni larg rreziqeve që sjellin ato. Ditë të mira të javës janë e marta deri të enjten.

Komento
Etiketimet
Shperndaje