Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini

Parashikimi i javës nga astrologia Meri Gjini
March 23
15:47 2016

Dashi

Dashi
Picture 1 of 12

Skeptikë dhe me pak lodhje e filloni javën nga ngarkesat emocionale apo dhe familjare te mbartura nga java e kaluar. Përpiquni këtë jave të mos luani rolin e shpëtimtarit, mos merni përsiper të zgjidhni brenda një jave probleme të mbartura dhe të krijuara për kohe të gjatë. Gjeni kohë për veten, mendoni, ekuilibroni mendimet tuaja, dhe gjeni një mënyrë të organizoni lëvizjet tuaja profesionale dhe praktike, fuqizohuni dhe ndërkohë zgjidhja e problemeve familjare a personale do të vijë me kohën. Ngadalë gjërat do të marrin drejtimin që duhet. Nuk është keq të rrini të qete, qoftë edhe vetëm, mjafton të fitoni sigurinë dhe vetëvlerësimin që meritoni. Pak kujdes në lëvizje të enjten në mbrëmje.

Java 20/03 – 27/03/2016

Dielli te Dashi që në orët e para  të mëngjesit, konkretisht në 5:30 të mëngjesit,  shënon fillimin e vitit të ri astrologjik si dhe fillimin e muajit  të shenjës së Dashit.  Gëzuar ditëlindjen të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje! Më entuziastë, më energjikë, më optimistë, por edhe më aktivë do të ndiheni këtë javë. Energjia dhe entuziazmi do të shtohet me kalimin e Mërkurit te Dashi, por kujdes se po vrapuat pa u menduar më parë, pengesat nuk do të mungojnë. Do të kemi gjithashtu edhe një eklips hëne te Peshorja që do të na detyrojë jo vetëm të mendohemi, por edhe të përcaktojmë limitet tona. Mos harroni se qëllimi i javës është t’u përgjigjeni pyetjeve: “Si jemi?”, “Si ndihemi?”, “Me çfarë po merremi?”, “A jemi të kënaqur me çfarë kemi?”.

Komento
Shperndaje