Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk e dini përse partneri juaj mërzitet me ju? Tashmë po sepse do t’jua thotë horoskopi

Nuk e dini përse partneri juaj mërzitet me ju? Tashmë po sepse do t’jua thotë horoskopi
May 15
13:36 2018

Me siguri pas një ndarjeje ose pas një sherri të madh që ka ndodhur në çift, gjithnjë pyesni veten: “Përse ai/ajo mërzitet me mua, përse?”. Duke qenë se njeriu është shumë qënie egoiste, asnjëherë nuk mendon se e ka vetë fajin për çdo problematikë që ndodh duke ia vënë fajin partnerit apo partneres.

Në këtë artikull do ju tregojmë se në fakt çelësi ndodhet tek shenja juaj e horoskopit. Sipas yjeve, ne e dimë fiks se përse partneri juaj mërzitet nga ju.

  1. DASHI

Dashi zakonisht është shumë mendjemadh dhe kurrë nuk i pranon gabimet që bën. Gjithashtu, Dashi zakonisht injoron çdo person tjetër sepse fokusohet më shumë tek vetja dhe kjo indiferencë ia ngre nervat partnerit.

  1. DEMI

Demi është më shumë posesiv seç duhet dhe gjithashtu ngre shumë pritshmëri tek partner i cili gjendet i pamundur për të rregulluar gjithçka siç Demi do. Kjo është arsyeja krysore përse Demi ndahet.

  1. BINJAKËT

Ju jeni shumë të shkujdesur, të lirë dhe asnjëherë nuk i rrëfeni ndjenjat me seriozitet pasi bëni gjithmonë pjesë shakanë. Kjo bën që partneri të konfuzohet dhe të akumulojë stres.

  1. GAFORRJA

Ju jeni shumë sensitivë dhe emocionalë. Kjo ju bën që t’i merrni vendimet kryesisht me zemër dhe jo me mendje. Duke qenë kështu, ju më mirë zgjidhni të lëndoni veten se sa të lëndoni partnerin deri kur vjen një pikë që thjesht nuk mundeni më dhe lini pas gjithçka.

  1. LUANI

Ju keni lindur për të qenë qëndra e vëmendjes dhe dëshironi që të keni gjithë sytë mbi ju. Kjo bën që partneri juaj të ndihet i lënë pas dore sepse do të dëshironte që ju thjesht të kishit nevojë për sytë e tij, jo për sytë e të gjithve.

  1. VIRGJËRESHA

Ju keni lindur perfeksionistë dhe pëlqeni që gjithçka ta bëni me një rregull të caktuar. Ju nuk jeni shumë romantikë dhe dashurinë për partnerin e tregoni më së shumti në mënyrë praktike se sa emocionale dhe kjo e bën partnerin tuaj të ndihet sikur ju nuk e doni mjaftueshëm.

  1. PESHORJA

Peshoret janë persona që kanë shumë shpresa në jetë. Ju ia dedikoni fokusin tuaj të jetës dhe gjithë vëmendjen aspekteve të ndryshme si familja, shoqëria, puna, profesioni dhe kjo e bën partnerin tuaj të mos ndihet sikur të ishte prioritet, çka hap mjaft debate.

  1. AKREPI

Ju jeni shumë pasionantë kur vjen fjala tek dashuria por jeni gjithashtu të prirur të besoni se meritoni dyfishin e dashurisë që jepni. Duke qenë se dëshironi që partneri juaj t’ju dojë pa kushte dhe të jetë gjithë kohës i dedikuar tek dashuria për ju, kjo bën që gjërat shpesh të ngatërrohen.

  1. BRICJAPI

Ju jeni një person shumë i vendosur dhe doni të arrini të gjitha synimet që keni në jetë. Kjo është një nga arsyet kryesore se pse partneri juaj ndihet si shtesë në lidhje dhe vendos që ta lërë fare.

  1. SHIGJETARI

Ju nuk mund të qëndroni në të njëjtin vend dhe pëlqeni që gjithë kohës të lëvizni sa andej këndej. Gjithashtu ju prisni që njësoj të mendojë dhe veprojë edhe partneri juaj i cili më së shumti ka prirjen të mos ju kuptojë absolutisht për lirinë tuaj.

  1. UJORI

Ujori është shumë i zgjuar. Dhe kjo u bën që dyshimin dhe kritikën t’i keni mjaft të zhvilluar. Kjo ju bën që të hapni debate në të cilat ju as nuk nxeheni, thjesht i injoroni.

  1. PESHQIT

Ju jeni një person që jepni shumë nga vetja dhe bëni gjithçka për hir të dashurisë. Duke qenë se ju jeni person që e bazoni një lidhje më shumë në dashurinë emocionale se sa atë fizikë ngrini pritshmëri aq të larta sa personi që jeni në një marrëdhënie e ka të pamundur t’i përmbushë.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje