Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
  • Tronditen bizneset Call Center. Kalohet ligji i ri nga senati italian Asaj që i frikësoheshin të gjitha bizneset shqiptare të Call Center sapo ka ndodhur. Senati italian ka miratuar sot ligjin për bizneset Call Center që operojnë jashtë territorit italian dhe...
  • CIA vjen në Tiranë Drejtori i CIA-s (Central Inteligence Agency) amerikane, John Brennan, ka mbërritur në Tiranë, ku është takuar me presidentin Nishani e kryeministrin Rama. Mësohet se Brennan ka diskutuar me autoritetet tona...
  • Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve Një tjetër operacion i karabinierisë italiane në zonën e Ternit në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshave 37 dhe 34-vjeçare...
  • Ukrainë, nuk shkuan për ta zëvendësuar, vdes i ngrirë ushtari… I priti ushtarët e tjerë për një kohë të gjatë, me shpresën se nga momenti në moment do të vinin për ta zëvendësuar, por askush nuk u shfaq. Kështu humbi...
  • LIBRA dorëzon në Kuvend nismën për minimumin jetik Partia e krijuar një muaj më parë, LIBRA, ka dorëzuar në Kuvend një nismë për minimumin jetik. Kjo nismë u prezantua nga deputetja e kësaj partie, Mimoza Hafizi, e cila...
  • Lutfi Dervishi: Gazetarët sot u ngjajnë hienave! Në një shkrim të tij, analisti Lutfi Dervishi ka trajtuar aktualitetin në Shqipëri në këto momente dhe mënyrën e pasqyrimit të lajmeve të përditshme nga mediat në vend, çka sipas...
  • Laborantët-Beqajt: Tërhiqu nga koncesioni! Laborantët që operojnë në spitalet shtetërore shqiptare kanë protestuar në shumicën dërrmuese të spitaleve tona, duke i kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të tërhiqet nga dhënia me koncesion e...
  • Rama ironizon PD-në. Komentuesja: Një surrat keni të gjithë ju   Kryeministri Rama ka ironizuar PD-në dhe kreun e saj Basha përmes një statusi në Facebook-un e tij personal. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA-të, gënjejnë të gjithë veç Lulit...
  • Basha takon Merkel Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë që Merkel drejton në Gjermani. Basha e ka falënderuar kancelaren për ndihmën...
  • Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari Një 40-vjeçar nga Kruja është gjendur i pajetë në banesën e tij. I identifikuar si Tonin Dobrozi, viktima raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe sipas ekspertizës...

Nga 1 – 10, ja se sa tradhtojnë shenjat e horoskopit

Nga 1 – 10, ja se sa tradhtojnë shenjat e horoskopit
November 13
18:24 2016

Tradhtia është një nga temat më delikate, por edhe kurioziteti për këtë temë është shumë i lartë. Gjithmonë duam të dimë nëse partneri apo partnerja që kemi në krahë ka prirjen të tradhtojë apo jo. Edhe pse kjo në fund të ditës mbetet çështje karakteri, sërish harta astrologjike mund të na ndihmojë disi. Nga çdo shenjë e horoskopit, sipas veçorive që ka, mund të zbulojmë edhe nëse bëhet fjalë për një shenjë që është shumë tradhtare apo një shenjë që përpiqet të qëndrojë besnike. Më poshtë do t’ju tregojmë se sa tradhtare është një shenjë nga 1 te 10, më pas vendosni ju nëse këto parashikime janë të vlefshme ose jo.

  1. DASHI

Shkalla e tradhtisë: 4

Edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjen e një shenje tradhtare, në fakt jo. Ndodh që Dashi të jetë komplimentues ndaj të tjerëve dhe i pëlqen të flirtojë, por jo më shumë se sa kaq. Rrini të qetë!

  1. DEMI

Shkalla e tradhtisë: 8

Nëse Demi rastësisht po sillet mirë me ju, ka blerë dhurata dhe po bën veprime romantike, kini kujdes! Jo gjithçka është ashtu siç duket…

  1. BINJAKËT

Shkalla e tradhtisë: 10

Binjakët janë shumë tradhtarë, sepse ata e pëlqejnë aventurën, gënjeshtrën dhe nuk mendojnë gjatë për pasojat. Madje, kur Binjakët tradhtojnë, e bëjnë me vetëdije dhe dëshirë. Sigurisht nuk duan ta mërzisin partnerin, por u vjen e natyrshme.

  1. GAFORRJA

Shkalla e tradhtisë: 7

Pëlqen të ledhatohet dhe nëse partneri apo partnerja nuk ia jep këtë kënaqësi, bëni kujdes!

  1. LUANI

Shkalla e tradhtisë: 5

Luanët janë mjaft besnikë, por më mirë të mos e zemëroni atë sepse përndryshe do t’ju tradhtojë në mënyrën më të keqe të mundshme, aq sa do t’ju dhembë pa masë!

  1. VIRGJËRESHA

Shkalla e tradhtisë: 3

Virgjëresha është perfeksioniste dhe nuk pëlqen të rrezikojë. Ajo i llogarit shumë mirë pasojat përpara se të veprojë, ndaj nuk është shenjë që tradhton.

  1. PESHORJA

Shkalla e tradhtisë: 4

Ju mund të mendoni se partneri apo partnerja juaj Peshore po ju tradhton, por në fakt jo. Ata pëlqejnë të japin këtë ide, por nuk janë shumë të prirur. Kur dashurojnë, dashurojnë seriozisht.

  1. AKREPI

Shkalla e tradhtisë: 10

Akrepi është mjaft shenjë pasionante. Gjen një arsye për t’ju tradhtuar në çdo vend thjesht sepse rrëmbehet lehtë nga pasioni dhe çmenduria. Megjithatë, nëse jeni shumë të përkushtuar ndaj një Akrepi, ata dinë të mos tradhtojnë.

  1. SHIGJETARI

Shkalla e tradhtisë: 9

Shigjetari mërzitet nga rutina dhe e zakonshmja, sepse është një shenjë mjaft aventuriere. I pëlqen shumë arratisjet pasionante, ndaj nëse nuk i ndiqni dot ritmin, ata do t’ju tradhtojnë.

  1. BRICJAPI

Shkalla e tradhtisë: 2

Nëse vërtet ju dashuron, nuk do t’ju tradhtojë asnjëherë, por nëse nuk ju dashuron Bricjapi do t’ju kthehet në makth!

  • UJORI

Shkalla e tradhtisë: 6

Ujori është një shenjë e lirë dhe kreative, nëse ju përpiqeni ta kufizoni këtë, ata do të gjejnë kënaqësi duke ju tradhtuar nga inati.

  1. PESHQIT

Shkalla e tradhtisë: 3

Peshqit mendojnë çdo gjë shumë mirë pasi janë shenjë analitike. Edhe në rast se tradhtojnë, pendimi i tyre do të jetë aq i madh sa nuk do ta bënin më asnjëherë të njëjtin gabim. Ata nuk e durojnë dot ndjenjën e fajit, ndaj nuk tradhtojnë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje