Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse je i shenjës së Ujorit, e sigurtë që këto gjëra i kupton dhe i jeton çdo ditë!

Nëse je i shenjës së Ujorit, e sigurtë që këto gjëra i kupton dhe i jeton çdo ditë!
January 29
22:38 2019

Ka disa gjëra që vetëm personat e së njëjtës shenjë i kuptojnë, dhe duke qenë se jemi në sezonin e Ujorit, ju prezantojmë 11 gjërat që i jetoni çdo ditë.

  1. Kur dikush ju thërret një robot, thjesht sepse ndonjëherë bëheni krejt i pandjeshëm, që në fakt, kur e mendon, është e vërtetë. Por a nuk e kuptojnë këta njerëz që thjesht po i evitoni ndjenjat tuaja sepse keni frikë se diçka ndodh me to?
  2. E pyesni shpesh veten nëse është vërtetë mënyra më e mirë të jeni brutalisht të sinqertë me çdo person që takoni, dhe shkoni gjithnjë në përfundimin se po, është mënyra më e mirë apo e vetmja se si ju dini të silleni.
  3. Kur bini në dashuri me dikë, duhet ta pickoni veten vazhdimisht që t’i rezistoni tundimit për t’i propozuar, për të ngelur shtatzënë dhe gjithçka tjetër. Fundja, pse dreqin të prisni? Romantikë ekstremë!
  4. E keni kuptuar se s’keni pasur asnjë shoqëri që ka zgjatur më shumë se 2 vjet? Kjo sepse e keni të pamundur të krijoni besim tek njerëzit. E dini që askush nuk është perfekt, por gjithsesi nuk e harroni se çfarë bëri Ela në vitin 2010, në pasditen e qershorit në plazh.
  5. Nuk mund të flisni tani sepse jeni tepër të zënë duke arritur ëndrrat tuaja, më të mëdha se jeta, të stilit të Beyonce ku përfshihen dhe të shpëtoni njerëzimin nga çdo problem që ekziston.
  6. Hapësira mes mënyrës si ndiheni për dikë dhe asaj që ju shprehni me fjalë është sa një stadium i tërë. Mund të shkruani romanë të tërë dashurie, po kur vjen puna tek të folurit përballë me personin që pëlqeni… epo “çkemi” arrini vetëm të thoni.
  7. Sa do doni të paralajmëroni njerëzit që mos të nisin një zënkë me ju sepse ju keni gjithnjë të drejtë. Por nëse doni të debatoni, bëhuni gati për një vdekje të dhimbshme siç ofron një Ujor.
  8. Jeni në radhë për Iphone-in më të ri, edhe kur nuk ka dalë ende një i tillë. Jeni të fiksuar me teknologjitë e reja dhe zemra juaj bëhet e lumtur me çdo lançim.
  9. Fshehurazi, ndiheni sikur jeni më inteligjentë se çdokush që takoni. Në rregull, ndonjëherë (shpesh) e thoni me zë të lartë që jeni më të zgjuarit në botë.
  10. Me siguri se keni mendjen te kjo që po lexoni, se po analizoni ende fjalinë e dytë dhe nëse ishte e vërtetë për ju personalisht. Sigurisht po mendoni dhe nëse duhet të dilni më me atë djalin që takuat 3 javë më parë.
  11. Telefoni juaj nuk është KURRË i fikur. Përndryshe mund të humbisni një moment nga një prej shumë njerëzve që mbështeten tek një person i mrekullueshëm si ju. Dhe sigurisht sepse duhet t’i ankoheni dikujt vazhdimisht në telefon.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje