Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në cilin vend duhet të udhëtoni me patjetër në 2018-ën sipas shenjës tuaj të horoskopit?

Në cilin vend duhet të udhëtoni me patjetër në 2018-ën sipas shenjës tuaj të horoskopit?
January 19
23:10 2018

Astrologjia nuk është një shkencë që duhet të udhëheqë vendimet tuaja, por gjithsesi është interesante për tu konsideruar përsa i përket sugjerimeve që mund t’ju vlejnë.

Referuar kësaj, sot do ju tregojmë në këtë artikull se në cilat vende është e sugjerueshme të udhëtoni këtë vit që sapo ka hyrë në mënyrë që të përshtatet siç duhet me veçori të karakterit tuaj.

DASHI

Vendi ku duhet të shkoni: SHBA

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Binjakët, Luani, Shigjetari, Ujori

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Gaforre, Bricjapi

Ju duhet të eksploroni Amerikën këtë vit sepse është fiks për ju: një vend shumë i lirë por pozitiv. Do të takoni miq të rinj dhe ku i dihet, mund t’ju shkrepi në mendje ndonjë ide e mirë biznesi duke qenë se juve e keni prioritet këtë të fundit.

DEMI

Vendi ku duhet të shkoni: Tajlandë

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Gaforrja, Virgjëresha, Bricjapi, Peshqit

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Luani, Ujori

Tajlanda po ju thërret! Duke qenë se keni kaluar disa vite ku keni pasur një dozë të lartë acarimi dhe stresi, do ju duhet që të largoni të gjithë energjitë negative që keni mbledhur. Tajlanda është një vend shumë i qetë, ku gjendet lehtësisht paqja dhe juve mund të kënaqeni me individualitetin tuaj. Ju gjithashtu nuk do të harxhoni shumë para, gjë që do ju pëlqejnë si natyrë kursimatre që jeni.

BINJAKËT

Vendi ku duhet të shkoni: Singapor

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Dashi, Luani, Peshorja, Ujori

Personat që nuk duhet të merrni me vete:  Virgjëresha, Peshqit

Singapori njihet si një nga vendet më inteligjente në botë, në sensin që shumica e njerzve me IQ të lartë, banojnë aty. Gjithashtu ata janë një vend shumë i mirë për sens humori, çka do të thotë se ju do të merrni informacion të bollshëm por gjithashtu do të keni mundësi edhe të kënaqeni me barcaleta. Fiks si natyra juaj: e dyanshme por interesante.

GAFORRJA

Vendi ku duhet të shkoni: Itali

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Demi, Virgjëresha, Akrepi, Peshqit

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Dashi, Peshorja

Gaforret janë të njohur për kreativitetin e tyre ndaj dhe Itali është një vend i mbushur me art që ata mund t’i inspirojë ashtu siç duhet. Gaforret janë gjithashtu njerëz shumë emocionalë çka do t’i bëjë ta adhurojnë faktin se lokalet e vogla në fshatrat e Italisë janë vende shumë mikpritëse.

LUANI

Vendi ku duhet të shkoni: Australi

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Dashi, Binjakët, Peshorja, Shigjetari

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Demi, Akrepi

Luanët do të bëjnë gjithë qejfin e jetës së tyre në Australi këtë vit. Duke qenë se në Australi atmosfera është gjithnjë shumë e lumtur dhe e qeshur si pasojë e diellit që është në shumicën e rasteve prezent. Luanët do ta adhurojnë këtë ndaj dhe do të kenë mundësi të meditojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të papara që mund t’i vendosin në praktikë sapo të kthehen nga pushimet.

VIRGJËRESHA

Vendi ku duhet të shkoni: Angli

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Demi, Gaforrja, Akrepi, Bricjapi

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Binjakët, Shigjetari

Anglia ju jep mundësinë të bëni një pushim tradicional, çka do të thotë, asgjë e jashtëzakonshme por gjithçka e përsosur siç e doni ju. Ju jeni shumë punëtor, inteligjentë dhe të edukuar, ndaj dhe Anglia do ju impresionojë shumë sepse do të gjeni veten në rregullsinë e jashtzakonshme që ka si në arkitekturë ashtu edhe në mënyrën sesi funksionojnë gjërat.

PESHORJA

Vendi ku duhet të shkoni: Maldives

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Binjakët, Luani, Shigjetari, Ujori

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Gaforrja, Bricjapi

Nëse doni të udhëtoni në parajsë, shkoni dhe vizitoni ishujt Maldives. Ju jeni romantikë dhe me siguri për një arratisje në çift kjo do të ishte perfekte. Sidomos shtuar faktit që ju e shijoni më shumë udhëtimin kur e bëni me dikë që doni shumë se sa kur jeni vetëm. Plazh, diell, luks në dhomë, gjithçka do të donit për të hequr mendjen nga të gjitha çastet që jeni mërzitur në të shkuarën.

AKREPI

Vendi ku duhet të shkoni: Danimark

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Gaforrja, Virgjëresha, Bricjapi, Peshqit

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Luani, Ujori

Ju duhet patjetër të vizitoni këtë qytet shumëngjyrësh këtë vit sepse është fiks ajo çka do ju bëjë të qetësoheni nga vite të ngarkuara që mund të keni kaluar. Ju jeni të sinqertë dhe keni një dell gjeniu në vetvete. Kjo do ju bëjë që ta shijoni siç duhet këtë vend që në dukje është thjesht i bukur por nëse i zbuloni mistiken që fsheh, atëherë do e kuptoni se mund të eksploroni më shumë se jua merr mendja.

SHIGJETARI

Vendi ku duhet të shkoni: Indi

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Dashi, Luani, Peshorja, Ujori

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Virgjëresha, Peshqit

Shigjetarët janë njerzit më të lirë në këtë botë dhe nëse mendoni se India është një vend konservator, në fakt gaboheni. Mungesa e ligjeve dhe rregullave në një pjesë të mirë të vendeve atje, do ju bëjë juve që jeni shpirtra të lirë të jeni gjithë kohës në dispozicion të vetes dhe çmendurisë tuaj. Na besoni, kjo do ju japë energji për gjithë vitin!

BRICJAPI

Vendi ku duhet të shkoni: Kinë

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Demi, Virgjëresha, Akrepi, Peshqit

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Dashi, Peshorja

Kinezët janë mjaft të sjellshëm me vizitorët, detaj ky që do t’i pëlqejë shumë Bricjapëve të cilat do të jenë më të lumtur se kurrë të shohin se të tjerët i mikpresin aq mirë. Gjithashtu Kina është e njohur për faktin që punohet shumë fort  në këtë vend, detaj ky që do i pëlqej shumë Bricjapëve të cilët punojnë shumë fort për gjithçka duan të arrijnë.

UJORI

Vendi ku duhet të shkoni: Japoni

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Dashi, Binjakët, Peshorja, Shigjetari

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Demi, Akrepi

Ju duhet të udhëtoni në Japoni këtë vit sepse është vendi i duhur për art, literaturë dhe dizajn, fusha këto që ju jo vetëm që i preferoni por i shihni edhe komode për të punuar. Ju jeni mendjehapur si natyrë dhe shumë të shoqërueshëm, karakteristika këto që do ju bëjnë të eksploroni vendet më të bukura të Japonisë.

PESHQIT

Vendi ku duhet të shkoni: Ekuador

Personat të cilët duhet të merrni me vete: Demi, Gaforrja, Akrepi, Bricjapi

Personat që nuk duhet të merrni me vete: Binjakët, Shigjetari

Ekuadori është vendi perfekt për të udhëtuar për të gjithë peshqit duke qenë se ky është një vend ku ka shumë mirësi dhe njerzit përpiqen që të gjithë vizitorët t’i bëjnë të ndihen njësoj sikur janë në shtëpi. Peshqit gjithashtu njihet për imagjinatë mjaft të mirë dhe me të gjithë pamjet e mahnitshme të Ekuadorit është e sigurt se diçka do ju frymëzojë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje