Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos na thoni që s’ju paralajmëruam: Këto janë tri shenjat më pak besnike të horoskopit!

Mos na thoni që s’ju paralajmëruam: Këto janë tri shenjat më pak besnike të horoskopit!
February 28
13:24 2018

Një nga arsyet kryesore se pse njerzit e ndjekin horoskopin është për të parë se si shkojnë gjërat e tyre në çift dhe në fakt kur vjen fjala tek romanca dhe çiftet një fjalë është kyçe: tradhëtia.

Kemi kaq shumë qejf të dimë se nëse partneri na tradhëton ose jo e më së shumti të dimë nëse janë natyrë besnike apo nga momenti në moment pasioni i fillimit mund të zbehet dhe do t’i lihet gradualisht vend tradhëtisë.

Për mos u zgjatur më tepër, më poshtë do ju listojmë tri shenjat më pak besnike të zodiakut. Kujdes: Kjo nuk do të thotë se partnerët tuaj që i përkasin shenjave të mëposhtme duhen ndarë menjëherë pas leximit të këtij artikulli sepse siç e thonë edhe astrologët, nëse jeni vërtetë interesante për ta, presimat janë që të lënë kokën pas jush e mos shohin askënd tjetër.

  1. SHIGJETARI – “Nëse e fut në kafaz, do të dojë veç të arratiset”

Ka diçka tek Shigjetarët: ata janë të dëshpëruar për aventurë. Ata mund të bëjnë gjithçka për ju dhe dashurinë tuaj por jo të qëndrojnë në një kafaz të mbyllur ku duket se iu merret fryma. Shigjetarët kanë nevojë konstante që të provojnë gjëra të reja, të bëjnë miq të rinj dhe të njohin dimensione të ndryshme të vetes. Kjo është arsyeja kryesore se pse Shigjetarët janë edhe më të çmendurit e zodiakut. Mos e bëni kurrë një Shigjetar të mbajë premtime për përjetësinë e marrëdhënies tuaj apo besnikëri bashkëshortore të përhershme sepse kështu do të friksohet nga ju dhe do të bëjë të kundërtën. Lëri atyre lirinë që ata duan dhe absolutisht në kthim të kësaj, ata do ju japin dashuri të pakushtëzuar. Nëse doni të dashuroni një Shigjetar, duhet më parë ta kuptoni atë.

  1. UJORI – “Imagjinatën që ti s’do mundesh ta kapësh kurrë”

Mos u çudisni aspak nëse një ditë një Ujor ju shkruan një pusullë: “Më fal. Nuk mundem më. Mos më urre” dhe më pas largohet nga ju përgjithmonë. Kjo është tërësisht në natyrën e tyre të çuditshme disi por kështu janë e nuk dinë të bëjnë ndryshe. Ujorët në përgjithsi kanë problem nëse ju bëheni direkt shumë emocional ndaj tyre. Kjo duket se i tremb dhe i bëjnë të marrin masa. Ujorët janë indiferentë dhe e vlerësojnë shumë kohën që kanë për veten e tyre ndaj nëse doni të bëheni pjesë e kësaj hapësire, nuk mund ta arrini këtë në mënyrë posesive. Duke qenë se kjo shenjë është disi e lëkundur kur vishet me përgjegjësi, ju duhet t’ja bëni dashurinë të lehtë që në parim, në mënyrë që atyre mos t’ju duket diçka shumë e vështirë me të cilën duhet të harxhojnë kohë dhe do lodhen. Thjesht ruani qetësinë deri kur Ujori të jetë vërtetë gati.

  1. BINJAKËT – “Shumë të shkëlqyeshëm për tu futur në një kuti”

Binjakët janë të paparë për të rënë në sy. Çojini në një festë dhe shihni se si do i fitojnë zemrën të gjithëve me humor dhe batutë. Binjakët kanë një natyrë të tillë flirtuese që ngjajnë me fluturat, pëlqejnë të qëndrojnë lule më lule për ta shijuar siç duhet jetën. Por këtu ka një kleçkë. Fakti që Binjakët kërkojnë vëmendjen e shumë personave duke flirtuar, nuk do të thotë se juve nuk ju konsiderojnë të veçantë e nuk ju duan shumë. Thjesht Binjakët e shohin botën me shumë mundësi, ulje dhe ngritje ndaj nëse doni një person që të jetë i fokusuar vetëm tek ju dhe asgjë tjetër, do të zhgënjeheni shumë. Ata kanë nevojë të jenë të identifikueshëm nga të tjerët dhe nuk janë lehtësisht të impresionueshëm. Pra, nëse sytë i ka mbi ju, mos kini merak, çdo gjë tjetër është thjesht kalimtare dhe nuk i shënjon asgjë në jetën e tyre. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje