Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me cilat femra duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit

Me cilat femra duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
October 21
11:35 2016

Nuk ka dyshim që shenjat e zodiakut mund të zbulojnë shumë rreth karakterit të një personi. Gjithashtu shenjat janë shumë interesante për njerëzit që planifikojnë të martohen. Më poshtë do të gjeni disa prej femrave me të cilat duhet të martoheni patjetër.

Mbretëresha Gaforre

Femrat në shenjën e Gaforres kanë emocione të forta për partnerët e tyre. Dashuria është e pakushtëzuar. Në qoftë se ju jeni martuar me një femër të shenjës së Gaforres do të thotë se keni bërë zgjedhjen e duhur. Kjo grua dëshiron t’ju bëjë të lumtur, megjithatë priret të dramatizojë edhe gjërat e parëndësishme.

Këto femra do të bëjnë gjithçka për të qenë sa më komode. Ato janë nëna të përkushtuara, i japin rëndësi dashurisë e ndershmërisë dhe janë kuzhiniere shumë të mira.

Perandoresha Dashi

Femrat në shenjën e Dashit i bëjnë njerëzit të bien në gjunjë. Ato janë të forta, të palëkundura dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Ato do t’ju mbështesin për çdo gjë  dhe janë të afta për t’i bërë njerëzit e dashur më të fortë, të përgjegjshëm dhe të denjë për vëmendje. Femrat në shenjën e Dashit janë me këmbë në tokë dhe kanë shpresa realiste.

Nga ana tjetër, ato janë shumë të vështira për t’u bindur dhe duhet të dini se mendojnë shumë për ju e do të bënin gjithçka që të jeni mirë. Femrat në këtë shenjë janë nëna të rrepta, të paanshme dhe zakonisht rritin fëmijë udhëheqës.

Sundimtarja Luani

Femrat në shenjën e Luanit janë të ashpra dhe të forta. Ato posedojnë forcë të pabesueshme dhe kanë nevojë për dikë të fortë. Ato janë partnere të përkushtuara dhe besnike. Dashuria e tyre është shumë intensive dhe janë një imazh i pastër i dashurisë. Ato nuk luftojnë si luanesha vetëm për partnerët e tyre, por edhe për fëmijët.

Femrat në shenjën e Luanit janë të gatshme të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur të dashurit e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje