Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është modeli më i përshtatshëm për flokët gjatë vjeshtës sipas shenjës suaj të horoskopit

Ky është modeli më i përshtatshëm për flokët gjatë vjeshtës sipas shenjës suaj të horoskopit
October 20
11:59 2016

Me ardhjen e vjeshtës, përveç gardërobës, edhe flokët tuaja kërkojnë një ndryshim. Kjo më së shumti sepse gjatë sezonit të verës me siguri keni qenë më të shkujdesur dhe nuk i keni trajtuar ato me kujdes të veçantë. Tani ka ardhur momenti për të vendosur të ndryshoni modelin tuaj të flokëve ose së paku ta perfeksiononi atë që keni. Nëse ende jeni në mëdyshje, horoskopi ju vjen në ndihmë.

Sipas shenjës tuaj dhe karakteristikave që keni, mund të arrini një look që ju shkon si në pamje, ashtu edhe në shpirt!

 

  1. DASHI

dashi

Prerje e shkujdesur dhe e lirë, provoni të mos jeni strikte në prerjen që do t’u bëni flokëve, por gjithsesi ta ruani potencën tuaj.

 

  1. DEMI

demi

Flokë të gjatë të drejtë. Duke qenë se ju në thelb jeni shumë emocionalë provoni një model flokësh që të mund t’jua lehtësojë prekjen me gishtërinj.

 

  1. BINJAKËT

binjaket

Provoni një kombinim me dy ngjyra që t’i përshtatet karakterit tuaj të dyfishtë. Mundohuni që ngjyrat të krijojnë një kontrast të fortë me njëra-tjetrën.

 

  1. GAFORRJA

gaforrja

Onde në stilin e vjetër, kjo sepse do të ndiheni mirë në lëkurën tuaj dhe natyraliteti është një tipar shumë i rëndësishëm në pamjen tuaj.

 

  1. LUANI

luani

Provoni diçka që mund të rrisë volumin e flokëve tuaj, sepse kështu do të bini në sy ashtu siç në fakt dëshironi gjatë gjithë kohës.

 

  1. VIRGJËRESHA

virgjeresha

Provoni një model flokësh me baluke. Ju jeni perfeksioniste, ndaj një baluke perfekte do t’ju shkonte për shtat.

 

  1. PESHORJA

peshorja

Bionde, shumë bionde! Provojeni këtë për të rënë në sy dhe për t’u dukur e ëmbël njëkohësisht.

 

  1. AKREPI

akrepi

Një model flokësh me baluke të shkujdesura, të çrregullta, për ta fshehur pak fytyrën në mënyrë që të bëheni edhe më misterioze.

 

  1. SHIGJETARI

shigjetari

Provoni një model që t’i kapni një pjesë të flokëve, sepse kjo i shkon shumë karakterit tuaj aventurier dhe që pëlqeni sportet.

 

  1. BRICJAPI

bricjapi

Një model flokësh i rregullt që t’i përshtatet ambicies tuaj dhe njëkohësisht stilit të thjeshtë që keni.

 

  1. UJORI

ujori

Provoni modele që ndërthurin gërshetat, sepse ju pëlqen të keni një kontrast midis asaj që ndjeni dhe asaj që dukeni.

  1. PESHQIT

peshqit

Duke qenë se ju keni një shpirt fëmijëror dhe jeni shumë romantike, shtoni aksesorë si lule apo çdo lloj tjetër që ka ngjyra të ndezura.

Komento
Shperndaje