Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky duhet të jetë stili juaj sipas shenjës së horoskopit në vitin 2017

Ky duhet të jetë stili juaj sipas shenjës së horoskopit në vitin 2017
December 31
12:45 2016

Përpos dëshirës që kemi për të njohur se çfarë do të na rezervojë viti 2017 në lidhje me dashurinë, karrierën, paranë, shëndetin, duhet të pranojmë se një detaj tjetër që na bën kuriozë është stili në të veshur dhe në look-un tonë të përgjithshëm. Edhe pse stili është disi individual dhe influencohet nga trendet e fundit botërore, sërish, në bazë të disa karakteristikave që ka çdo shenjë horoskopi, mund të parashikohen disa kombinime që do t’i shohim më tepër këtë vit që vjen te çdo shenjë. Ndiqni më poshtë kombinimin perfekt të stilit të shenjës tuaj dhe mos ngurroni ta provoni që me nisjen e vitit 2017!

DASHI

1dashi

Eksperimentoni të vishni dy gjëra që jo domosdoshmërisht kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju zakonisht nuk visheni për t’u pëlqyer të tjerëve, por për t’i pëlqyer vetes ndaj mos ngurroni të bëni çudira me kombinime.

DEMI

2demi

Këtë vit do të jeni më sportiv se kurrë, ndaj duhet të përshtatni këtë dëshirë të re edhe me veshjen tuaj. Do të kaloni nga veshjet klasike te veshjet sportive, por duke qenë se keni shije të hollë do të dini të ndriçoni edhe në këtë formë.

BINJAKËT

3binjaket

Ky vit do të rezervojë për ju shumë ngjyra. Do të jeni tipi i njeriut që do të kombinoni 5 ngjyra njëherësh. Këshilla jonë është të mos mbeteni vetëm te rrobat, por eksperimentoni edhe me ngjyrat e makeup-it.

GAFORRJA

4gaforrja

Këtë vit do të doni të ndiheni më rehat se kurrë. Veshjet tuaja do të jenë ato që do t’ju dhurojnë më tepër ngrohtësi dhe rehati dhe shpesh nuk do të dini të bëni dallimin se cilat veshje do të mbani në shtëpi dhe me cilat do të dilni. Bluzat në masa më të mëdha se ç’ju duhen do të zënë të gjithë gardërobën tuaj!

LUANI

5luani

Ky është viti i aksesorëve për ju, të dashur Luanë! Sigurisht që ju si gjithmonë do të doni të jeni qendra e vëmendjes, por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do të përpiqeni të ktheni sytë e njerëzve edhe me detaje ekstravagante, si aksesorët e mëdhenj dhe me forma jo ekzakte.

VIRGJËRESHA

6viergjersha

Këtë vit do të riktheheni me këmbë në tokë nga një vit i kaluar me eksperimente. Veshjet bazike dhe zyrtare do të jenë kryesisht zgjedhja juaj, sepse do të dëshironi t’i riktheheni perfeksionit të dikurshëm pa rrezikuar me ngjyrat dhe modelet. Fundja, mund ta bëni diferencën vetëm me një palë këpucë me ngjyrë.

PESHORJA

7peshorja

Këtë vit do të eksperimentoni me veshjen tuaj më shumë se kurrë, sepse veshjet asimetrike do të jenë zgjedhja juaj kryesore. I sigurt është fakti se ju do të arrini të balanconi të zakonshmen me të çuditshmen, çka do t’ju bëjë një nga shenjat me stilin më të bukur të vitit që vjen.

AKREPI

8akrepi

Ju tashmë e dini që jeni një shenjë mjaft misterioze dhe këtë vit do ta nxirrni edhe më në pah. Ngjyrat e errëta do të jenë kryesisht zgjedhja juaj, por do ta thyeni shumë mirë look-un me një makeup ekstravagant dhe që do t’ju bëjë të ndiheni mjaft sensuale.

SHIGJETARI

9shigjetari

Ju do të ktheheni në një makineri teknologjie këtë vit. Do të pëlqeni shumë stilin e veshjes me ngjyrë të argjendtë dhe do të doni të dukeni gjysmë njeri, gjysmë robot. Megjithatë, duhet thënë se shpirti juaj i lirë do t’ju bëjë që t’ia shtoni sensualitetin edhe kësaj veshjeje shumë statike. Ky nuk do të jetë viti i fustaneve për ju.

BRICJAPI

10bricjapi

Ju do të jeni shenja e palltove dhe pelerinave këtë vit. Aq shumë sa do të provoni të eksperimentoni edhe gjatë verës. Megjithatë një gjë është e sigurt: nuk do të ndaleni te seriozja, sepse vetëm me një buzëkuq të kuq do të arrini të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve.

UJORI

11ujori

Ju do të keni një stil shumë “boho” këtë vit, çka do të thotë se do të dëshironi të ktheheni pas në kohë edhe në veshje, edhe në aksesorë. Të veçantat tuaja këtë vit do të jenë stilet e ndryshme të flokëve me të cilat do të shkëlqeni.

PESHQIT

12peshqit

Ky do të jetë viti kur do të jeni më seksi se kurrë! Geta transparente, fustane me tyl, reçipetat nuk do t’i njihni aspak dhe kryesisht do të vishni ngjyrë të zezë. Do të tërboni meshkujt apo jo?

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje