Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ku i kemi vajzat lidere? Zbuloni sa të forta jeni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

Ku i kemi vajzat lidere? Zbuloni sa të forta jeni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit
April 30
18:12 2018

Që në kohrat e lashta, gratë konsiderohen një gjini më e dobët. Megjithëse ka pasur një ndryshim të lehtë në perceptimin e njerëzve gjatë viteve, gratë, në të gjithë botën, ende shihen si një gjini më e dobët. Por, gratë po ecin përpara dhe po  dëshmojnë se ato janë shumë më tepër sesa ajo që bota percepton prej tyre! Në çdo fushë, qoftë ajo biznesi, politika, industria e filmave, industria e modës apo ndonjë fushë tjetër, gratë po shkëlqejnë dhe po shkëlqejnë shumë!

Tani, disa gra mund të jenë më të forta se të tjerët kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve. Shenja juaj e zodiakut gjithashtu luan një rol në përcaktimin e forcës suaj. Lexo më tej për të zbuluar sa e fortë është shenja juaj zodiake. Ne kemi renditur shenjat e zodiakut nga më pak të guximshmit tek më të guximshmit.

BINJAKËT

Gratë Binjakë kanë tendencë të jenë shumë shumë miqësore dhe të buta në zemër. Nëse i përkisni kësaj shenje, njerëzit ju shohin si shumë të dashuruar. Ju jeni të vlefshëm për ta. E vetmja gjë e keqe për ty është përtacia juaj. Ju zvarritni gjërat sa më shumë që mundeni, dhe kur nuk keni mundësi tjetër përveçse t’i bëni këto gjëra, ju doni që ato të bëhen të gjitha në të njëjtën kohë. Ju jeni të tmerruar nga puna. Kjo është pika juaj e dobët. Përveç kësaj, nëse përqendroheni në atë që keni nevojë, asgjë nuk mund t’ju ndalojë të arrini atë.

SHIGJETARI

Nëse i përkisni kësaj shenje, ju jeni të shkëlqyer në përcaktimin e qëllimit tuaj dhe punoni shumë për ta arritur atë. Ju jeni personi i cili kurrë nuk do të heqë dorë nga qëllimet dhe ëndrrat. Një pikë negative për ju është ju humb shumë shpejtë durimi dhe pikërisht këtu merrni vendime të shpejta, shpesh të gabuara thjesht që t’i hiqni qafe.

PESHQIT

Ju jeni të sjellshëm dhe të frikësuar në të njëjtën kohë. Kur jeni në punë, keni nevojë për motivim nga koha në kohë ose përndryshe humbni rrugën tuaj. Ju duhet të vendosni qëllime realiste dhe të dilni nga bota e fantazisë. Vendosni një qëllim që është i arritshëm dhe pastaj jep më të mirën tuaj për të arritur këtë qëllim. Vetëm për shkak se jeni mirëdashës dhe merakli, ju e meritoni botën! Dhe bota ju meriton, sepse mirësia, në botën e sotme, është e rrallë!

DASHI

Ju jeni të mirë kur bëhet fjalë për vendosjen e qëllimit tuaj. Por, problemi qëndron në faktin se qëllimet që vendosni i ndryshoni shumë shpesh. Pasi të keni një qëllim, përpiquni ta arrini atë para se të shkoni për vendosjen e një tjetri. Ju keni tendencë të hiqni dorë nga një detyrë në mes dhe të filloni një tjetër, e cila nuk është një gjë e mirë. Ju jeni mjaft të guximshëm për të trajtuar të gjitha problemet që vijnë mes jush dhe qëllimeve tuaja. Por gjëja është, ju hiqni dorë para se të provoni! Ndryshoje këtë.

PESHORJA

Ju jeni gjithmonë të pavendosur. Ju keni vendosmërinë dhe guximin e kërkuar për të arritur qëllimet tuaja, por problemi është se ju nuk mund të vendosni një objektiv në radhë të parë. Ju duhet të kërkoni këshilla kur të vendosni se çfarë duhet të bëni. Por sapo ta dini se çfarë duhet të bëni, jepni 100 përqind të saj. Nuk është mirë të mbështetesh gjithmonë tek dikush për marrjen e vendimeve në emër tuaj. Në situata të tilla, ndonjëherë, njerëzit priren të mashtrojnë ose të të bëjnë keq. Pra, në vend që të jesh një ndjekës, ji një udhëheqës!

VIRGJËRESHA

Ju jeni personi më i duruar që mund të njohim ndonjëherë. Ku keni mungesë është pjesa e planifikimit. Ju jeni një planifikues i varfër, ose për të thënë, ju nuk i planifikoni aspak gjërat. Kjo ndikon në performancën tuaj.  Duke qenë një perfektionist, ju merrni ‘zjarr’ kur shihni diçka është bërë gabimisht. Kjo sjellje i bën njerëzit e tjerë të mendojnë se jeni i pasjellshëm dhe i rreptë. Pra, besoni në veten tuaj por përpiquni të planifikoni gjërat përpara se t’i bëni ato.

GAFORRJA

Ju keni gjithçka që duhet për të arritur qëllimin tuaj. Ajo që ju mungon është motivimi. Dhe në vend të të tjerëve që të motivojnë, pse të mos motivoni veten? Në fund të fundit, kush është më i mirë se një person i vetë-motivuar? Ju jeni një person shumë praktik i cili punon shumë. Ju keni një fuqi të madhe dhe imagjinoni gjëra që praktikisht janë të mundshme. Mos hezitoni të merrni ndihmë nga të tjerët kur t’ju nevojitet dhe përpiqu të kesh më shumë besim tek ata që ke pranë.

UJORI

Ju keni një personalitet dominues. Ju jeni kokfortë dhe besoni në veten tuaj. Ju e dini se mund të arrini gjithçka që keni vendosur në mendjen tuaj. Ju pëlqen kur gjërat shkojnë në rrugën që vetë keni shtruar. Por ju nuk i pëlqeni të tjerët që të ndërhyjnë në punën tuaj, nuk doni që dikush t’ju ndihmojë. Nëse doni të arrini diçka në jetë, duhet të dëgjoni edhe të tjerët dhe duhet të kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë.

LUANI

Ju jeni personi më i vendosur që mund njohim ndonjëherë. Të tjerë mund të mendojnë se jeni dembel, por ju jeni thjesht jeni një person i vendosur. Problemi i vetëm me ju është se kur dikush nuk pajtohet me atë që mendoni, kjo ndikon shumë tek ju dhe performance juaj. Dini që është mirë që të keni mendime të ndryshme dhe kjo nuk duhet të ndikojë tek ju. Ju do të arrini lartësi të mëdha nëse besoni në veten tuaj dhe nuk i lini të tjerët t’ju mërzisin.

AKREPI

Cilësia më e mirë që keni është durimi juaj. Durimi do t’ju ndihmojë shumë në arritjen e absolutisht çdo gjëje që keni caktuar si qëllimin tuaj. Ju jeni shumë të fortë, dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë të arrini qëllimet tuaja. Puna e vështirë do ju vendosë shumë herë në dilema por kurrë mos u dorëzoni në qëllimet tuaja dhe ëndrrat!

DEMI

Mënyra se si punoni ju bën të dilni nga turma. Ju keni një etikë unike pune dhe kjo do t’ju ndihmojë në arritjen e çfarëdo gjëje që dëshironi. Mënyra se si sheh jetën është ndryshe nga mënyra se si të tjerët e shohin jetën. Pra, duhet të përdorni këtë cilësi unike dhe ta përktheni atë që ta përshtasni në ëndrrat tuaja. Ju jeni persona që jo vetëm imagjinoni të arrini gjëra të mëdha por i kushtoni rëndësi dhe të voglave. Kjo ju bën të diferencoheni si vendimmarrëse e mirë.

BRICJAPI

Këtu vijmë  tek shenja më e fortë e zodiakut. Ju kurrë nuk do të heqni dorë nga qëllimet tuaja. Ju jeni një udhëheqës i mirë dhe keni një lloj varësie ndaj të punuarit. Duke qenë se gjithashtu dini të zgjidhni mirë problemet që ju hapen, ju keni të gjitha cilësitë që duhet për të arritur qëllimet tuaja. Asnjëherë mos dyshoni në aftësitë tuaja. Vendosmëria dhe qëndrimi juaj ndaj punës ju bëjnë më të fuqishmit!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje