Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është këshilla e muajit tetor për çdo shenjë horoskopi

Kjo është këshilla e muajit tetor për çdo shenjë horoskopi
October 01
13:36 2016

Me fillimin e një muaji të ri, nis edhe kurioziteti se çfarë mund të ndodhë gjatë këtij muaji dhe a do të jetë ky i fundit i mirë për ne. Një indikator mjaft interesant mund të na e japi edhe shenja e horoskopit e cila na tregon vazhdimisht disa detaje më tepër mbi ne dhe sjelljet tona. Më poshtë mund të ndiqni nga një këshillë për çdo shenjë horoskopi për këtë muaj që sapo nisi. Shpresojmë të jetë i mbarë për të gjithë!

Dashi

dashi

Ëndërroni shumë dhe motivohuni me çfarë do të sjellë e ardhmja! Mundohuni të fokusoheni tek vizionet tuaja, shoqërohuni më shumë dhe takoni miqtë e vjetër. Ku e shikoni veten për 5 vite? Për këtë nisni të ëndërroni!

Demi

demi

Këtë muaj kujdesuni që të bëni më shumë gjumë dhe ti përkushtoheni më shumë meditimit e kujdesit për veten. Edhe pse ju e pëlqeni shumë punën dhe aktivitetin e rënduar sërish duhet të gjeni pak kohë për veten për të rimarrë energjitë.

 

Binjakët

binjake

Provoni gjëra të reja këtë muaj dhe ndryshoni rutinën aty ku e shihni që çalon. Mund të provoni një stil të ri flokësh ose të blini diçka të re sepse kështu do të motivoheni.

Gaforrja

gaforrja

Ky duhet të jetë një muaj i fokusuar tek paratë për ju! Do arrini të kurseni dhe ky është një muaj që do ju ndihmojë ta bëni diçka të tillë. Nëse ju dëshironi të blini diçka që do të harxhoni shumë para, provoni ta bëni këtë blerje në muajin nëntor pasi tetori do të jetë mjaft i mbarë për t’i mbledhur të gjitha paratë që ju duhen.

Luani

luani

Dilni sa më shumë këtë muaj sepse do ju vijnë mundësi fantastike! Përdorni aftësitë tuaja në komunikim dhe gjithçka do të shkojë perfekt. Do të udhëtoni, do të jeni në lëvizje ndaj dhe mundësi shumë të mira do të vijnë për ju.

Virgjëresha

virgjeresha

Fokusoheni tek të pushuarit dhe gjumi këtë muaj. Sektori i shtëisë është mjaft i mirë për ju dhe madje ju mund të mendoni edhe ta ri-modeloni dhomën tuaj të gjumit, vetëm që ajo të bëhet edhe më e rehatshme.

Peshorja

peshorja

Ky është muaji juaj i festës, kënaqësisë dhe i të ndjerit fëmijë! Duke qenë se ju përkon ky muaj edhe me ditëlindjen tuaj, ndjesia e festës do ju shoqërojë gjithë kohës. Romanca dhe kreativiteti do ju shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Me shumë mundësi ky do të jetë muaji më i mirë i vitit për ju!

Akrepi

akrepi

Këtë muaj ju do të gjeni kënaqësinë duke balancuar punën me rutinën e shëndetit tuaj. Sigurohuni që të zgjoheni herët, të bëni joga dhe aktivitet fizik. Edhe pse ju jeni shumë të ngarkuar me punë duhet të gjeni edhe kohë për të mbajtur veten në formë.

Shigjetari

shigjetari

Marrëdhëniet e dashurisë, marrëdhëniet me koleget dhe çdo marrëdhënie tjetër do të shkojë në harmoni këtë muaj! Ju do të dini ti balanconi të gjitha raportet si në dashuri ashtu edhe në biznes. Ky do të jetë çelësi për një muaj të qetë dhe të lumtur.

Bricjapi

bricjapi

Tetori do të jetë muaji ku ju do t’i përkushtoheni ndjenjave dhe romanticitetit. Edhe pse keni kaluar një kohë të vështirë dhe tepër të zënë në punë ju do arrini të pushoni dhe t’i përkushtoheni dashurisë dhe ndjenjave të bukura.

Ujori

ujori

Udhëtime apo një aktivitet i ri do ua zbukurojë këtë muaj! Do të keni një ofertë për një udhëtim apo një projekt që ju e keni dashur gjithmonë dhe do të ndiheni mjaft të entuziasmuar. Përpiquni të merrni më të mirën prej këtyre mundësive.

Peshqit

peshqit

Ky do të jenë një nga muajt tuaj më produktiv! Nëse keni një objektivë për të arritur në sferën profesionale, ky është muaji që do ju garantojë se ajo çka dëshironi do të arrihet. Mundohuni të mos e ngarkoni shumë veten pasi gjithçka do të jetë në anën tuaj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje