Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë shenjat e 3 femrave me të cilat DUHET të martoheni sipas horoskopit

Këto janë shenjat e 3 femrave me të cilat DUHET të martoheni sipas horoskopit
December 15
12:20 2016

Nuk ka diskutime se shenjat e horoskopit tregojnë shumë për karakterin tonë. Por le të fokusohemi te gruaja ideale. Nëse jeni duke planifikuar të njiheni me dikë ose jeni në prag martese, hidhini një sy këtij artikulli i cili ju informon se cilat janë 3 shenjat e horoskopit të femrave me të cilat ia vlen të martohesh sepse do të keni një martesë shumë të mirë.

  1. Mbretëresha Gaforre

Femrat Gaforre dinë të kujdesen në mënyrë emocionuese për partnerët e tyre. Ato dashurojnë pa kushte dhe do të bënin gjithçka për personin që duan. Nëse jeni martuar me një femër Gaforre do të thotë se keni bërë zgjedhjen e duhur, ajo do të bëjë çdo gjë për lumturinë tuaj. Gjithsesi, për sa u përket defekteve mund të themi se Gaforret janë shumë dramatike, por nëse ju dini të silleni ato nuk kanë pse ta nxjerrin në pah këtë anë të karakterit. Gaforret do të krijojnë komfort në shtëpi duke pasur një ambient të mirë për ju dhe fëmijët. Ato janë të papara në kuzhinë dhe recetat e tyre do t’i adhuroni. Gjithashtu nënat Gaforre janë shumë të mira me fëmijët e tyre pasi i kanë prioritet. Gaforret kërkojnë nga partneri i tyre dashuri dhe sinqeritet.

  1. Perandoresha Dash

Sipas astrologëve, femrat Dash e bëjnë një mashkull të bjerë në gjunjë për to. Ato janë shumë të forta dhe bëjnë gjithçka për të arritur synimet që kanë. Nëse mendoni se jeni të aftë dhe të gatshëm të jetoni përkrah një femre të fuqishme, femra Dash është perfekte. Ajo kërkon ndihmë dhe mbështetje nga ju si mashkull për gjithçka bën, por si shpërblim të kësaj do t’ju trajtojë me respektin që meritoni. Femrat Dash kanë aftësinë t’i bëjnë meshkujt e tyre të fortë, të përgjegjshëm dhe madje më të pasur. Ato janë me këmbë në tokë dhe kanë pritshmëri realiste për botën. Ato janë të vështira për t’u impresionuar, kështu që ju duhet të bëni më të mirën për të fituar vëmendjen e tyre.

  1. Udhëheqësja Luan

Femrat Luan janë të forta dhe të drejtpërdrejta. Me fjalë të tjera, ato janë shumë luftarake. Ato kanë një vendosmëri gati të çmendur dhe një nevojë të jashtëzakonshme për dikë që të jetë po aq i fortë sa edhe ato. Femrat Luan nuk përfundojnë kurrë me meshkuj të zakonshëm. Meshkujt duhet të jenë sharmantë dhe të kenë karakter lideri që të kenë vëmendjen e një femre Luan. Ato janë të dedikuara ndaj partnerit dhe shumë besnike në rast se dashurojnë. Dashuria e tyre është gjithashtu intensive. Në fakt, nuk do të takoni asnjëherë një femër që mund t’ju dashurojë më tepër sesa një femër Luan. Ajo është femra më egoiste në botë, por përpara dashurisë dorëzohet. Ajo nuk është një luaneshë vetëm për partnerin, por e tillë është edhe për fëmijët e saj, duke i mbrojtur me sa ka mundësi të vegjlit e saj.

/Blitz.al/

Shperndaje