Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë katër shenjat e horoskopit që po vuajnë në 2018-ën dhe ne e dimë mirë si të ndryshoni situatën

Këto janë katër shenjat e horoskopit që po vuajnë në 2018-ën dhe ne e dimë mirë si të ndryshoni situatën
April 03
15:45 2018

2018 është viti i evoluimit, zbulimi i mundësive të reja dhe eksplorimi i ngjyrave tona të vërteta. Ky është viti i cili do të jetë plot me sfida dhe udhëtimi nuk do të jetë i qetë për disa nga ne. Por me anë të horoskopit e kemi zbuluar se cilat janë shenjat të cilat janë duke e shtyrë më me vështirësi muajin dhe dimë ekzaktësisht se si mund ta rregullojnë situatën në të cilën ndodhen.

DASHI

Problemi i këtij viti: Karriera.

Ne e kuptojmë se sa të përkushtuar jeni për të punuar, por asgjë ekstreme nuk është shumë e mirë. Mos-mbajtja e premtimeve dhe angazhimeve mund të shkaktojë dëm vetëm në marrëdhëniet tuaja personale ndaj mos i merrni dhe aq seriozisht gjërat të cilat nuk shkojnë mirë në punë, të paktën jo aq sa për të dëmtuar shëndetin. Merrni frymë thellë, shkurtojeni orarin tuaj të punës dhe krijoni kohë për të dashurit tuaj.

DEMI

Problemi i këtij viti: Ego e sëmurë.

Ego nuk është diçka që ju duhet të kujdeseni sepse vjen natyrshëm ama ju jeni aq të zgjuar sat a kontrolloni disi. Nuk është kurrë tepër vonë për të thënë ‘kaq’. Ju keni qenë jashtëzakonisht kokëfortë dhe egoist në të kaluarën, gjithmonë duke e konsideruar veten të drejtë. Mësoni të pranoni që mund të bëni edhe gabime. Nëse vazhdoni të argëtoni egon tuaj, ju mund të fusni veten në telashe serioze këtë vit. Do të jetë më mirë nëse e lëshoni pak atë.

BINJAKËT

Problemi i këtij viti: Zakonet jo të shëndetshme.

Shumë prej zakoneve jo të shëndetshme kanë qenë duke futur toksicitet në jetën tuaj. Përveç stresit psikologjik dhe fizik, ju keni hasur probleme edhe në sfera të tjera. Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për to. Është koha t’i hidhni këto zakone që ju kanë mbajtur mbrapa dhe është koha për të lëvizur në jetë. Vetëm duke ecur përpara mundeni të rikuperoheni.

GAFORRJA

Problemi i këtij viti: Pakujdesia.

Pakujdesia juaj ju ka kushtuar miqësi dhe marrëdhënie në të kaluarën, ju e dini mirë këtë. Në këtë vit, përqendrohuni në qëndrimin tuaj dhe mësoni se si të merreni me këto çështje pa e projektuar pakujdesinë tuaj në një mënyrë të gabuar. Le ta bëjmë pak më të qartë: të qënit i pakujdeshëm me gjërat e vogla, ju bën disi interesant juve, por kur vjen fjala tek përgjegjësitë e mëdha duhet që me patjetër të kontrolloni veten sepse kështu mund të humbisni çfarë keni ndërtuar prej kohësh.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje