Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 3 shenjat më erotike të Zodiakut… po ju ku e gjeni veten?

Këto janë 3 shenjat më erotike të Zodiakut… po ju ku e gjeni veten?
October 04
23:12 2017

E dinit që shenja juaj e horoskopit mund të përcaktojë edhe sa erotikë ose seksualë jeni në jetën e përditshme? Epo, ja që e mësuat diçka të re nëse nuk e dinit!

Më poshtë do t’ju rendisim 3 nga shenjat më erotike/seksuale të të gjithë Zodiakut.

Akrepi

Akrepi është shenja më seksiste në të gjithë yjësinë. Nëse keni dalë ndonjëherë me një Akrep, duhet ta keni mësuar tashmë që ata kanë një fuqi të paparë për të tërhequr njerëzit rreth vetes.

Edhe Akrepi më pak i bukur apo tërheqës fizikisht mund të marrë çfarë të dëshirojë nga njerëzit. E çuditshme në fakt sepse Akrepët nuk janë aspak njerëzit të cilëve u shndërrisin sytë nga bisedat me personat përballë.

Përveç aftësisë për të tërhequr, Akrepët mund të të lexojnë edhe mendjen… në rregull, jo telepati, por dinë ekzaktësisht çfarë duhet të të thonë në momentin e duhur.

Nëse doni të kaloni natën me një Akrep vishuni me të zeza dhe jeni shumë në rregull!

Luani

Pas Akrepit, vjen Luani si një nga shenjat më seksiste të Zodiakut.

Mos ia thoni këtë një Luani sepse do t’i mërzitet kjo gjë. Luanët janë njerëz me principe, të ngrohtë dhe me temperament mjaftueshëm të butë. Dinë si të kalojnë një kohë të mirë me njerëzit dhe si të jenë “cool” gjatë gjithë kohës.

Nuk keni nga t’ia mbani veçse të bini pre e sjelljes së tyre të mirë!

Problemi me Luanët është një çështje e quajtur thjesht “mirëmbajtje e lartë”. Ç’ka do të thotë se çfarë është e Luanit është e Luanit dhe do t’ju ruajë me çdo kusht. Shpresoni që i dashuri juaj Luan është sharmant dhe jo një “despot” i egër. Ai ka buzëqeshjen më të ëmbël nga të gjitha shenjat e Zodiakut dhe për shumë të tjerë kaq mjafton për të përfunduar në shtrat.

Gaforrja

I fundit, por jo nga rëndësia: Gaforrja!

Shumica e Gaforreve kanë një sens humori (ndoshta më të thellë se ç’duhet) që do t’ju bëjnë për vete që në momentin e parë që do të komunikoni.

Ata janë aq romantikë sa takimi i parë do t’ju mbetet në mendje gjithë jetën! Na besoni për këtë!

Nga ana tjetër, Gaforret mund të ndryshojnë humor shpejt prandaj sillunu mirë me ta dhe jepini atë ç’ka duan! Kjo është këshilla e vetme që mund t’ju japin. /Blitz.al/

Shperndaje