Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 3 shenjat e horoskopit të cilave do ju ecë vaj këtë muaj përsa i përket dashurisë!

Këto janë 3 shenjat e horoskopit të cilave do ju ecë vaj këtë muaj përsa i përket dashurisë!
May 04
12:21 2018

Maj, pranverë, ngrohje kohe! E çfarë shkon më shumë se sa dashuria në këtë muaj? Megjithatë, disa shenja do të kenë një jetë më të mirë dashurie sesa pjesa tjetër prej nesh në maj, sepse kjo është vetëm mënyra se si është e ndarë harta yjore.

Sipas astrologes Linda Furiate, më 15 maj, Urani do të hyjë në shenjën e Demit, dhe kjo është e rëndësishme për jetën e dashurisë së vetëm disa shenjave. Për shkak se Urani është një planet me lëvizje të ngadaltë është hera e parë që do të jetë present në shenjën e Demit që nga viti 1934-1942.

DEMI

Demi duhet të shikojë majin si muajin e “po”-së sepse me shumë mundësi do të finalizojë një lidhje të rëndësishme. Demi mund të ketë më shumë fat në dashuri këtë muaj se çdo muaj tjetër ndaj mirë është që ta shfrytëzojë këtë shans. Gjithashtu mund të takoheni me një partner të ri, i cili tërësisht do të të largojë nga zona juaj e rehatisë. Fatmirësisht, nëse Demi është i gatshëm të marrë një hap besimi, gjithçka do t’i ecë ashtu siç do. Sidomos në dashuri.

LUANI

Luani mund të ketë një muaj intensiv në “departamentin” e romancës, sidomos për ata që kanë lidhje të gjata e të konsoliduara. Ju mund të merrni një surprizë që do ju ndryshojë tërësisht rrjedhën e jetës tuaj e do filloni ta shihni veten më të pjekur e më të maturuar. E mira është që gjithçka bëni të jetë në përputhshmëri me ndjenjat tuaja dhe me logjikën. Mos merrni hapa të nxituar.

AKREPI

A i keni dëgjuar këmbanat e dasmës? Në fakt duhet t’jua themi: shtatë vitet e ardhshme do të jenë të dobishme për Akrepin në dashuri! Urani do të shkëlqejë në shtëpinë e 7-të të Akrepit në sferën e partneritetit dhe angazhimit. Një marrëdhënie e papritur që fillon këtë muaj mund të shndërrohet shpejt në një romancë afatgjatë Jupiteri i cili është planeti që është i lidhur me rritjen dhe mundësinë është aktualisht në shenjën e Akrepit Një marrëdhënie që fillon tani mund të nxehet shpejt dhe me pasion. Është më mirë të jesh i kujdesshëm për qëllimet afatgjata dhe të mos lejosh dëshira urgjente ose ngulmuese për të hedhur në erë të ardhmen tënde. Megjithatë, shijojeni siç dini ju. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje