Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë si të largoheni stresin në bazë të shenjës së horoskopit që keni

Ju tregojmë si të largoheni stresin në bazë të shenjës së horoskopit që keni
March 16
11:58 2018

Kur gjithçka rreth e rrotull duket shumë e vështirë për tu përballuar, secili prej nesh ka metodat e tij të “mbijetesës”. Njësoj, veprohet edhe me stresin. Stres mund të kemi të gjithë, por ama jo të gjithë e përjetojmë njësoj dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë një metodë të përgjithshme për largimin e tij. Në bazë të karakteristikave që kemi gjithsecili, stresin mund ta largojmë sa hap e mbyll sytë. Për këtë na nevojitet horoskopi dhe të dimë pikat e forta e të dobta të çdo shenje të zodiakut.

 

DASHI

Energjikë, të pavaruar dhe gjithmonë të etur për rreziqe, një mënyrë shumë e mirë që Dashi të qetësohet është të ecë në natyrë apo të ngjisë male. Nëse e keni të pamundur të gjeni kodra e male pranë shtëpisë tuaj, shkoni në palestër dhe çlirojini të gjitha energjitë negative atje.

DEMI

Në mënyrë që ju të largoni stresin, duhet me patjetër të gjuani diçka. E dimë që ju nuk e keni problem të gjuani njerëz, por kjo nuk është e duhur! Shkoni dhe ndiqni një klasë boksi, s’është e thënë të bëheni profesionistë, mjafton që t’i shfryni të gjitha energjitë tuaj në thesin e rëndë të palestrës. Kur të dilni prej andej do ndiheni si njerzit më paqësor në botë.

BINJAKËT

Ashtu si binjakët që simbolizojnë shenjën tuaj, ju keni dy personalitete. Nëse ka diçka që juve ju sjell shumë stress është që të bëni diçka për të cilën më vonë do të pendoheni dhe duke qenë se keni gjithmonë dy gjendje të ndryshme brenda një kohe të shkurtër është shumë e mundshme që të ndërmerrni veprime për të cilat do të pendoheni. Si të bëni që të mos shkoni deri këtu? Dilni vetëm, mendoni gjatë dhe mos i besoni instiktit të parë që ju vjen.

GAFORRJA

Ju jeni shumë të qetë Gaforre por keni një tendencë që të bëheni shumë mbrojtës të vetes kur i merrni gjërat personale (edhe pse nuk janë drejtuar tek ju) dhe të mërziteni. Kjo ju bën shumë të stresuar ndaj dhe duhet ta evitoni. Mjafton që të vendosni kufjet dhe për 20 minuta të dëgjoni këngët tuaja të preferuara. Bota do të duket më e mirë pas kësaj.

LUANI

Luanët janë të paparë për të mikpritur njerëz në shtëpinë e tyre sepse janë shumë social. Nëse ju jeni të stresuar apo të mërzitur, mjafton të ftoni rrethin tuaj të ngushtë në shtëpi për të ngrënë apo pirë diçka. Një gotë verë dhe disa feta picë mund të rregullojnë gjithçka në jetën tuaj!

VIRGJËRESHA

Për analitiken, dhe shenjën më të rezervuar të horoskopit Virgjëreshën, zgjidhja e një loje që kërkon tru do të ishte perfekte për të larguar stresin. Fjalëkryqet janë të papara për këtë rast sepse kur ju ta mbaroni do ju duket sikur keni zgjidhur diçka shumë të vështirë dhe do keni sërish besim tek vetja.

PESHORJA

Nëse ndjeni se jeni disi të stresuar, mjafton që të ftoni një miken tuaj të dashur për një kafe. Ju jeni shumë socialë dhe të qenurit pranë njerzve që doni ju bën njerëz më të mirë. Mënyra më e mirë për të larguar negativitetin për ju është të flisni e të flisni gjatë sepse vetëm kështu arrini të gjeni balancën.

AKREPI

Nëse doni që të jeni sërish të fokusuar dhe të largoni stresin mjafton që t’i dedikoheni pak vetes. SPA, manikyr, një masazh…gjithçka që ju duket sikur po merreni me veten më shumë se me të tjerët. Por edhe të merreni me “crafts” është një ide shumë e mirë duke qenë se kjo do ju bëjë më kreativë, çka ju ndihmon të hiqni mendjen nga mërzitë e momentit.

SHIGJETARI

Ju Shigjetarë aventurierë dhe të palodhur kurrë mund ta largoni stresin vetëm me aktivitet fizik. Rrëmbeni atletet dhe bëni një sport që jua ndjen zemra për momentin. Kaq mjafton.

BRICJAPI

Një gatim i preferuar, qetësi absolute dhe një qiri i ndezur në qoshe mund të rregullojnë gjithçka në jetën tuaj dhe jo më stresin. Megjithatë edhe një palë këpucë të reja do të kishin të njëjtin efekt tek juve. Jeni një shenjë e disiplinuar dhe nuk para e lejoni që të shkoni deri tek faza që të keni stres, megjithatë dhe në ato pak raste, arrini ta kaloni më shpejtë se të tjerët sepse e dini mirë çfarë kërkoni nga vetja.

UJORI

Në rast se keni stres, është vërtetuar se juve Ujor mund ta përballoni duke bërë diçka artistike sepse për juve, arti është çlirim. Pikturoni, bëni një skulpturë, këndoni, kërceni, çfarë t’ju pëlqejë ju më tepër sepse siç thotë edhe astrologjia ju jeni shenja më kreative e horoskopit.

PESHQIT

Ju jeni sensitivë, keni goxha intuit, jeni ëndërrimtarë çka na bën të mendojmë direkt se të hedhurit të mendimeve tuaja në letër ju bën të ndiheni më mirë. Shkruani sa të mundeni dhe pasi të keni përfunduar çojeni tek një botues sepse mundësia është të keni shkruar një perlë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje