Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si janë shenjat e horoskopit në punë, të përmbledhura në meme

Ja si janë shenjat e horoskopit në punë, të përmbledhura në meme
March 04
21:01 2019

Dashi
Dashi në punë është i mbushur me energji. Kërkues, i fuqishëm dhe një ndër shenjat më ambicioze, Dashi arrin majat edhe në një mjedis shumë kompetitiv. Por ka dhe një anë tjetër medalja: arrogant, ndiejnë gjithnjë nevojën për të pasur të drejtë dhe kanë një reputacion që nuk e përfundojnë atë që nisin.
Shkurt, kolegu që të bërtet kur je i stresuar.


Demi
Demi e di që në punë, këmbëngulja shpërblehet. Mund të duket sikur janë të ngadaltë dhe ju si kolegë duhet të jeni të duruar me ta. Bëjnë rezistencë ndaj ndryshimit, por gjithnjë e përfundojnë punën e tyre. I pëlqejnë gjërat e bukura dhe kanë gjithnjë me vete gjëra të shijshme për të ngrënë.
Shkurt, kolegu që rri edhe pas orarit të punës.

Binjakët
Të mprehtë, sharmant dhe komunikues, Binjakët kanë aftësi shumë të mira bindëse. Janë të lumtur kur në sfond janë këngët që pëlqejnë, kur thonë shaka të papara apo kur të bëjnë për vete në takime.
Nga ana tjetër, janë shumë të papërqëndruar dhe mërziten shpejt.
Shkurt, kolegu që flet më shumë në takimet e punës.


Gaforrja
Një gaforre drejtohet nga emocionet, dhe rrjedhimisht ndërkohë që mund të jenë tekanjozë dhe kaotikë, janë dhe të dashur, të sjellshëm dhe mbështetës. Punojnë mirë në grup pasi kujdesen për të tjerët dhe kanë një nivel të lartë inteligjence. Por nëse i stresoni, bëhuni gati të shihni anën e tyre negative. Dhe nëse nevojat e tyre emocionale nuk përmbushen në punë, e lënë menjëherë.
Shkurt, kolegu që i ndryshon humori vetëm nga një e-mail.


Luani
Natyra e tyre sa e pasigurtë, aq dhe e sunduar nga egoja, bën që të kenë një personalitet të fortë dhe një nevojë për të pasur gjithnjë të drejtë. i urrejnë thashethemet dhe respektin fals, ndërkohë vlerësojnë autenticitetin. Jini bujar me ta dhe do kuptoni që janë kolegët më të mirë për të pasur rrotull. Ndonjëherë janë shumë dramatikë, por ju vlerësojnë të mirën.
Shkurt, kolegu që vjen pa problem 15 minuta me vonesë, thjesht sepse po priste porosinë e kafes.

Virgjëresha
Virgjëreshat njihen si ata që kujdesen për të tjerët, por njëkohësisht e tejkalojnë pak masën me këshillat, sugjerimet dhe “Unë e di më mirë”. Por kanë një kujdes të madh ndaj detajeve dhe arrijnë t’i përfundojnë gjërat në mënyrë eficente.
Por mos prisni që të jenë gjakftohtë, sepse stresohen për detajet më të parëndësishme.
Shkurt, kolegu që me shumë mundësi ka në çantën e tij të gjithë ilaçet e mundshme.


Peshorja
Janë drita e çdo zyre dhe jeta e festës. Janë të dashur, mirënjohës dhe miq me të gjithë. Njihen si shumë të zgjuar dhe janë të paparë për negociata. I urrejnë thashethemet dhe duan të jenë gjithnjë të drejtë. Por njëkohësisht mund të jenë shumë të lëkundur dhe i marrin të gjitha gjërat personale.
Shkurt, kolegu që rri jashtë diskutimeve të zjarrta.


Akrepi
Akrepi ka një intuitë të mprehtë dhe arrin t’i kuptojë mendjet dhe motivacionet e kolegëve. Kanë ndjeshmëri ndaj të tjerëve dhe janë të kujdesshëm. Dallohen si shenja më e fokusuar në detyrat që merr përsipër. Por ndihen vazhdimisht sikur kolegët nuk po e vlerësojnë dhe nuk falin asgjë më të vogël. Ah gjithashtu, janë të aftë t’ju bëjnë t’i thoni të gjitha sekretet e njëkohësisht të mos thonë asgjë për veten.
Shkurt, kolegu që mban inat për miliona vjet.


Shigjetari
Janë kolegët që do ju bëjnë të qeshni gjithnjë. I qëndrojnë besnik besimeve të tyre dhe e dashurojnë debatin. Ndonjëherë mund të sillen si fëmijë apo të jenë shumë krenarë. Por nuk ka person më të mirë për të shkuar me pushime.
Shkurt, kolegu që i thotë të gjithëve të marrin shotsa.


Bricjapi
Bricjapi në punë është ambicioz, kompetent, bujar dhe i pririr paksa për stile komunikimi diktatorial. Tregojini respekt dhe çfarë ju nevojitet, dhe kthehen në kolegët më të mirë për mbështetje. Por kur vjen puna te komunikimi, ndryshimet e mundshme- e humbin të gjithë qetësinë.
Shkurt, kolegu që i tregon të gjithëve si ta bëjnë punën.


Ujori
Ujori është kurioz, unik dhe shumë inteligjent. Edhe pse punon shumë, i pëlqen t’i bëjë gjërat ndryshe. Problemet vijnë për këtë shenjë kur punojnë më shpejt se të tjerët, dhe nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë puna në grup. Gjithsesi, përpjekjet e tyre gjithnjë vlerësohen.
Shkurt, kolegu që ka një ritual “dreke” shumë të çuditshëm por të shëndetshëm.


Peshqit
Përfundimisht, janë shenja më e mirë për t’u pasur pranë. E dinë gjithnjë çfarë të duhet dhe dinë si t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Nuk e mendojnë dy herë të sakrifikojnë kohën e tyre të lirë për t’ju ndihmuar. Por kështu, kanë shpesh ndryshime emocionale dhe janë shumë të ndjeshëm. E kanë shumë të vështirë të qëndrojnë me këmbë në tokë.
Shkurt, kolegu që qan në zyrë.


/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje