Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse nuk keni sukses në takimet moderne, sipas horoskopit

Ja pse nuk keni sukses në takimet moderne, sipas horoskopit
November 10
13:10 2018

Dashi

Jeni të paduruar. Veproni pa ndaluar që të mendoni nëse dukeni të dëshpëruar apo të ngjitur. I shkoni pas gjërave që doni,por fatkeqësisht disa njerëz nuk ndihen rehat me këtë.

Demi

Afeksionoheni  shpejt, gjë që ta shpif në një botë të mbushur me “për pak të lidhur”. Vazhdimisht bini në dashuri me njerëzit që për ju kanë rëndësi, duke aluduar se dhe për ta vlen e njëjta gjë. Më pas përfundoni zemërthyer. Sërish.

Binjakët

Teknologjia e bën më të lehtë për ju të “shpërtheni”. Mund të shihni ish të dashurën e partnerit në Instagram. Mund të shihni fotot që ata pëlqejnë, miqtë që shtojnë… Pra të paturit kaq shumë akses në gjithçka ju bën të ndiheni të pasigurtë dhe të stërmendoni.

Gaforrja

Nuk e dini përkufizimin e “rastësore”. Që fëmijë keni kërkuar gjithnjë për “të lumtur përgjithmonë”. Kërkoni dikë të përjetshëm, jo të përkohshëm.

Luani

Ndiheni sikur asnjëherë nuk keni mundësinë të krijoni një lidhje të veçantë me dikë sepse shumica e bisedave me të tjerët ndodh nëpërmjet telefonit. Shumë rrallë shiheni dhe takoheni me ta, por vazhdimisht shkëmbeni mesazhe.

Virgjëresha

I urreni sinjalet e paqarta. Kërkoni sinqeritet dhe të dini se ku qëndroni në jetën e dikujt. Nuk doni që të harxhoni kohën tuaj të vyer. Takimet moderne kanë shumë sjellje jo të qarta dhe këtë ju nuk mund ta pranoni.

Peshorja

Jeni shumë shpirtmirë dhe njerëzit përfitojnë nga zemra juaj e butë. Ju përdorin pasi ata e dinë që ju do i besoni  gënjeshtrat e tyre dhe do jeni aty për ta pavarësisht çfarë qëllimesh kanë.

Akrepi

Investoheni  emocionalisht me njerëzit pasi përfshiheni fizikisht. Është e vështirë për ju të flini me dikë, pa asnjë angazhim tjetër. Përfundoni gjithnjë duke krijuar ndjenja dhe duke dashur më shumë prej tyre.

Shigjetari

I urreni pretendimet. Ndiheni sikur takimet moderne të shtyjnë të pretendosh që je pa emocione dhe jo e interesuar në martesë. Pavarësisht se edhe ju “luani lojën”, ju lëndon nga pak çdo ditë.

Bricjapi

Jeni një shpirt i vjetër dhe ju pëlqejnë mënyra klasike e të bërit të gjërave. Do preferonit më shumë një darkë me dike dhe një bisedë kuptimplotë për të njohur njëri-tjetrin, sesa të rrinit në shtëpi për të parë Netflix (sigurisht “and chill” pas 5 minutash).

Ujori

Jeni shumë emocionalë dhe ju pëlqen të flisni për ndjenjat tuaja. Dhe duke qenë se shumica e njerëzve e eviton këtë pjesë, ju i frikësoni. I bëni ata të vrapojnë në drejtimin tjetër pasi nuk janë aq të sinqertë me veten sa ju jeni.

Peshqit

Akuzoheni që jeni të ngjitur sepse dërgoni shumë mesazhe. Kështu, aksidentalisht i frikësoni njerëzit me kujdesin dhe mirësinë tuaj që nuk mbaron kurrë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje