Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi parashikon një fundjavë magjike! Zbuloni cilat janë 3 shenjat e zodiakut që do të përfitojnë nga vendosja e yjeve

Horoskopi parashikon një fundjavë magjike! Zbuloni cilat janë 3 shenjat e zodiakut që do të përfitojnë nga vendosja e yjeve
July 31
16:48 2018

Edhe përkundër gjithë dramës kozmike që bie poshtë në botën tonë, një gjë është e sigurt: Në astrologji, sezoni i Luanit është ndoshta sezoni më i mirë i të gjithëve. Megjithatë, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, sezoni i Luanit u ndikua disi negativisht nga Mërkuri i cili u vendos në prapavijë gjatë periudhës së eklipsit të hënës së përgjakur. Por mos kini merak sepse sipas ekspertëve të horoskopit, kjo javë do të jetë shumë e mbarë, të paktën për 3 nga shenjat e zodiakut të cilat janë: Luani, Virgjëresha dhe Shigjetari.

LUANI

Jemi në sezonin tuaj Luan dhe askush më mirë se sa ju nuk mund të përfitojë nga shkëlqimi i kësaj fundjave. Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që dashuria për veten, dhe energjia që do të keni për projekte të reja do të jetë në maksimum. Ndihu krenar për çfarë ke arritur deri më tani sepse ke shtruar një rrugë shumë të mirë për të marrë rezultatin që kërkon. Mos e lërë që kjo fundjavë të të ikë pa e shijuar sepse është ndoshta fundjava më e mirë e gjithë sezonit.

VIRGJËRESHA

Dy detaje keni më problematike këtë periudhë: kominikimin dhe problemet me teknologjinë. Megjithatë, kjo fundjavë do të jetë e mbarë sepse ju tashmë jeni mësuar me Mërkurin në prapavijë dhe ai nuk do t’ju shkaktojë problemet e javës së kaluar. Këtë fundjavë ju do të jeni shumë spiritualë dhe kjo do t’ju bëjë që punët në çift t’ju shkojnë shumë mirë. Nëse ju jeni ende beqar, mund të arrini të keni një shkëndijë shumë të këndshme këtë fundjavë që ka shanse të zgjasë përgjithmonë. Konsiderojini si mundësi serioze!

SHIGJETARI

Kur bëhet fjalë për energji, ju ndiheni si në shtëpinë tuaj e duke qenë se energjia është kryefjala e kësaj fundjave, ju do ta shijoni pa masë. Ju jeni të gatshëm për aventura, por kur dielli është  në horizont, imagjinata ju shkon edhe më tej. Ju jeni duke i thithur eksperiencat e reja dhe zgjuarsinë njësoj si sfungjer ndaj dhe gjithë këtë përdoreni në avantazhin tuaj.

 

Komento
Shperndaje