Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi mujor, Janar 2019

Horoskopi mujor, Janar 2019
January 02
17:41 2019

Dashi (21 Mars-19 Prill)

Me Marsin në shenjën tuaj, energjia dhe gjallëria juaj do jenë në kulmin e tyre. Jeta juaj do të pësojë një ripërtëritje të përsosur. Ambicia e karrierës mund të jetë shumë e rëndësishme këto kohë. Një influencë favorizuese nga Venusi fillon më datë 7. Do të kuptoni që pranë jush keni dikë që ju vlerëson, gjithashtu dhe aspektet romantike janë të ndritura.

Demi (20 Prill- 20 Maj)

Plutoni, Dielli dhe Saturni do ju influencojnë këtë muaj. Është një periudhë e mirë për të filluar një kurs apo për t’u bashkuar me një grup studimi. Mërkuri gjithashtu ju bashkohet pas eklipsit diellor në 5 Janar. Kjo favorizon krijimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve, qoftë profesionale apo personale. Marsi mund të stimulojë konkurrencën dhe polemikat, kështu që mundohuni të kontrolloni emocionet dhe të gjeni zgjidhje pozitive për problemet tuaja. Jini diplomatikë dhe fleksibël, sidomos kur ide me të cilat nuk bini dakord, shprehen.

Binjakët (21 Maj- 20 Qershor)

Muaji nis me ndikimin e Venusit në shëndet dhe punë. Kërkoni për energji pozitive në muzikë, ngjyra apo aroma. Impulset nga Marsi mund t’ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar dhe shumë kritik. Eklipsi hënor më 21 janar do ju sjellë perspektiva të reja.  Ushqeni shoqëri besnike. Jini një dëgjues i mirë. Do të merrni vendimin e duhur në një lidhje.

Gaforrja (21 Qershor- 22 Korrik)

E nisni muajin me ndikimin pozitiv në shëndet të Mërkurit dhe Jupiterit. Eksploroni mundësi për mirëqenien siç është yoga apo dhe palestra. Eklipsi diellor në 5 Janar mund t’ju sjell një surprizë përsa i përket partneriteteve. Ndikimi i Hënës këtë muaj, inkurajon kreativitetin, prandaj shpreheni veten tuaj.

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Muaji nis me Venusin që ndikon në jetën tuaj familjare. Është një periudhë e mirë për t’u shoqëruar me të afërm që keni kohë pa i takuar. Ndërkohë influenca e Saturnit këtë muaj mund t’ju sjellë kërkesa të mëdha. Mblidhini të gjitha faktet e vlefshme përpara se të merrni vendime. Venusi dhe Jupiteri do ju sjellë energji të mira në romancë dhe dashuri. Në fund të muajit, do ju pushtojë një humor i pastër dhe i çiltër.

Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)

Mërkuri dhe Urani do ju influencojnë në fillim të muajit. Kjo do të rrisë njohuritë dhe aftësitë tuaja mirëkuptuese. Eklipsi diellor në 5 Janar tregon një zhvillim të lumtur me të dashurit e tu. Dhe në vazhdim të muajit, influenca e Venusit dhe Saturnit, do bëjë që ai “dikushi special” të dojë të flasë për planet e së ardhmes.

Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Mërkuri dhe Plutoni janë influencat kryesore në fillim të muajit. Mund të keni disa shqetësime dhe probleme përsa i përket origjinës dhe paraardhësve. Fotot e vjetra, ditaret apo letrat mund t’ju bëjnë nostalgjik. Më pas, me datë 10 Janar Jupiteri dhe Venusi bëhen dominant. Prisni biseda dhe ftesa të këndshme për festa apo evente. Ky muaj gjithashtu ju sjell një dëshirë të zjarrtë për liri dhe risi.

Akrepi (23 Tetor- 21 Nëntor)

Venusi ju premton inkurajim nga të tjerët. Neptuni në mes të muajit mund të ndihmojë në fillimin e një lidhjeje romantike. Ndërkohë në po të njëjtën periudhë do të keni një situatë konkurruese në punë. Sigurohuni që edhe rivalitetet të jenë miqësore. Bashkëpunimi dhe puna në  grup janë çelësi i suksesit. Ky është një muaj i mirë për të kapur mundësi për të fituar dhe disa të ardhura shtesë.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Nën influencën e Venusit, këtë muaj do ju tërheqin projektet e bamirësisë. Gjithashtu ai ndikon pozitivisht dhe në marrëdhëniet që keni. Energjia dhe gjallëria juaj për këtë vit janë në maja, dhe kjo ju mundëson të arrini shumë. Në mes të muajit, influenca e Diellit dhe Uranit do ju sjellë një dëshirë për liri. Ndërkohë data 20 shënon një ndryshim në perspektivën tuaj.

Bricjapi (22 Dhjetor-19 Janar)

Eklipsi diellor në 5 Janar ndodh në shenjën tuaj. Kini kujdes për reputacionin tuaj, por edhe për shëndetin. Provoni yoga-n ose palestrën. Plutoni në mes të muajit ju shtyn të hiqni nga jeta juaj çfarë nuk është e nevojshme. Prandaj, kjo mund të vlejë për njerëzit apo për një rimodelim të shtëpisë, vendoseni ju.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Eklipsi diellor në 5 Janar do ju sjelli një dëshirë për të përqafuar paqen. Reflektoni në qëllimet tuaja dhe vendosni se çfarë doni në të vërtetë. Bashkimi i Hënës dhe Neptunit do të thotë që një ide kreative e juaja mund të shërbejë për të fituar të ardhura shtesë. Mund të keni dhe keqkuptime, kështu që mos bëni supozime. Venus-Neptuni mbështet zhvillimet romantike këtë muaj.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Jeta komunitare dhe çështjet humanitare do të jenë fokusi juaj këtë muaj. Në këtë periudhë është e rëndësishme të kujdeseni dhe për paraqitjet. Lidhje të rëndësishme me njerëz të rëndësishëm do të bëhen të mundura, prandaj kujdesuni për mënyrën e komunikimit.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje