Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi i muajit mars për të gjitha shenjat e horoskopit është këtu

Horoskopi i muajit mars për të gjitha shenjat e horoskopit është këtu
March 03
16:33 2017

Marsi sapo ka ardhur dhe është një muaj shumë i dëshiruar për të gjithë, vijnë ditët me diell dhe jeta jonë fillon të bëhet më aktive. Sigurisht të gjitha këto ndryshime bëjnë që edhe ne të bëjmë zgjedhje, të kemi detyrime të reja dhe të marrim drejtime të tjera në të gjitha fushat e jetës. Për të pasur një ide se çfarë mund të bëjmë lidhur me këtë, na ndihmon parashikimi i yjeve, i cili tregon për të gjitha shenjat disa nga aspektet më të mira të këtij muaji që sapo ka ardhur dhe se ku duhet të kemi kujdes.

DASHI

Një fjalë për këtë muaj: komunikoni! Ky muaj do të nisë me disa punë shumë të rëndësishme për sa i përket shtëpisë tuaj dhe disa çështjeve që duhet të mbyllnit në karrierë, ndërkohë që për t’i tejkaluar edhe disa pengesa të mundshme ju duhet të keni më tepër komunikim në mënyrë që të krijoni ura lidhëse dhe jo të kufizoheni me të tjerët. Data 20 mars do ta dërgojë të gjithë vëmendjen te ju dhe pikërisht Marsi është muaji kur nis gjithçka për ju, në rast se deri tani jeni ndierë të demoralizuar sikur ky vit nuk është aspak i mbarë. Gjithashtu duhet të merrni kohën tuaj për të trajtuar fytyrën dhe flokët, të cilat duan kujdes të veçantë sidomos tani me ndërrimin e kohës.

DEMI

Ky muaj mund të nisë me disa konflikte të vogla në familje apo në rrethin tuaj të afërt të miqve, por duhet të kuptoni që nëse flisni hapur dhe tregoni gjithçka me pastërti atëherë do të gjeni shumë shpejt zgjidhje për çdo lloj problem. Edhe nëse nuk arrini t’i zgjidhni, kjo do të bëhet për të mirën tuaj ndaj mos u shqetësoni. Ky muaj do të jetë shumë i mbarë për origjinalitetin tuaj dhe për argëtimin, edhe pse do të jetë i ngarkuar me shumë punë. Ju do të arrini të shijoni disa net të çmendura duke kërcyer deri në mëngjes dhe do të shijoni vërtet jetën. Kujdesuni të mos i lini gjërat e rëndësishme për në fund të muajit, sepse nëse do të mblidhen të gjitha do t’ju ngarkojnë shumë duke ju dhënë një frymë demoralizimi, që nuk është aspak e nevojshme sidomos në këtë periudhë kur ju jeni më produktiv se kurrë.

BINJAKËT

Thojini gjërat e duhura personit të duhur dhe do të arrini të keni muajin më të mbarë në karrierën tuaj. Por kjo sigurisht është një thikë me dy presa, sepse ose do të arrini të keni shumë sukses ose do të arrini të mos përfundoni gjërat atëherë kur duhet, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja dhe mos t’i lini pa konsultuar më parë. Dita më seksi e këtij muaji do të jetë 21 marsi, ndaj përpiquni të bëni diçka lidhur me këtë për ta shijuar sa më shumë. Lini një ditë të caktuar për t’u çlodhur dhe ftoni në takim motrën, mamin ose miken tuaj më të mirë sepse do të përfitoni shumë nga bisedat që do të konsumoni. Në rast se ju ndodh që të ndiheni të provokuar në punë apo kudo që jeni, mundohuni të ruani qetësinë sepse në të kundërt do t’i prishni shumë punë vetes. Qetësia dhe maturia janë çelësi i suksesit në raste të tilla, veçori që ju i keni, vetëm duhet t’i përdorni pak më tepër.

GAFORRJA

Që në fillim të muajit ju keni hapur krahët ndaj mundësive të shumta. Kjo është diçka shumë e mirë dhe mund t’ju ndihmojë në rast se jeni duke studiuar diku ose keni ndërmend të nisni një kurs të ri. Gjithashtu, si një shenjë shumë romantike që jeni, shkruani një listë të librave që do të donit të lexonit dhe nisni që tani, madje mund të krijoni edhe klubin tuaj të librit me disa miq apo dashamirës të tjerë të letërsisë. Kini kujdes me vëmendjen që i kushtoni punës sepse po lini pas dore disa çështje të rëndësishme për sa i përket familjes apo dashurisë. Një mënyrë e mirë për ta arritur këtë është të krijoni disa orare fikse për gjithçka bëni sepse kështu mund ta strukturoni kohën tuaj në mënyrë eficente dhe të gjithë do të mbeten të kënaqur.

LUANI

Jeni gati për një revolucion në jetën tuaj! Ky muaj ka nisur me disa mendime disi konfuze, ndaj edhe ajo çka duhet të bëni është: ndani mendjen. Sigurisht, disa gjëra nuk janë të lehta të bëhen vetëm por me ndihmën e miqve apo familjarëve tuaj mund të arrini të qartësoheni. Në datën 12 mars ju do të merrni një sinjal të mirë për një rritje page apo për një burim të ri financiar në jetën tuaj, ndërkohë që në fund të muajit do të ndiheni shumë të frymëzuar nga një mundësi shumë e mirë dhe e re që keni në horizont. Një udhëtim do të ishte gjithashtu shumë i mirë për t’u bërë në fund të muajit. Duhet të vendosni mirë se çfarë doni të bëni dhe kush doni të jeni në këtë botë dhe duhet të punoni çdo ditë për këtë, duke qenë se ju jeni një shenjë që nuk jeton dot pa motivimin e së nesërmes dhe pa ditur se diçka e madhe ju pret.

VIRGJËRESHA

Për të gjithë ata që janë në një lidhje, ky muaj ka nisur disi konfuz, ndaj është mirë që t’i bëni disa gjëra të qarta përpara se të vazhdoni të krijoni më shumë stres në jetën tuaj. Është koha që ju të tregoni veten tuaj  dhe të bëni gjërat që ju vetë dëshironi pa menduar shumë për të tjerët. Këtë muaj do të ishte mirë që të bëni disa pastrime si ndjesore ashtu edhe në organizimin e punëve tuaja të përditshme. Ju jeni një shenjë perfeksioniste dhe ju shkon shumë që të jeni të organizuar dhe të mos ju shpëtojë asnjë detaj. Megjithatë, në fund të muajt mundohuni të jeni më të shkujdesur dhe ndërmerrni një aktivitet që të çliroheni nga gjithçka.

PESHORJA

Ky do të jetë një muaj disi konfuz për sa u përket detyrimeve tuaja në shkollë apo në punë. Ajo që duhet të bëni për t’i shpëtuar kësaj situate  është të organizoni punën dhe detyrimet që keni. Mos harroni të mbani gjithnjë fokusin ndaj gjërave të rëndësishme dhe bashkëpunimet me miqtë ose me njerëz të besuar për ju do t’ju bënin që t’i tejkalonit më lehtë gjithçka ju pengon. Mos kini turp të kërkoni ndihmë. Ndërkohë rreth datës 12 mars do të ndriçojë fusha juaj e dashurisë. Ju do të surprizoheni në një mënyrë shumë të bukur, duke marrë ndonjë letër dashurie apo ndonjë ftesë speciale që nuk e prisni.

AKREPI

Ju do të jeni vetëm për romanca gjatë gjithë muajit ndaj bëhuni gati për shampanjë dhe petale lulesh! Megjithatë, mos harroni t’i dedikoheni vetes në mënyrën më të mirë sepse vetëm kështu do të arrini të shijoni edhe dashurinë ndaj tjetrit, kur të jeni me shumë besim te vetja. Ju do të inspiroheni nga gjithë energjia që do të ndjeni, ndaj dhe do të keni një performancë shumë të mirë edhe në punë apo në ato çka doni të arrini në sferën tuaj profesionale. Duhet vetëm të keni kujdes nga virozat e stinës sepse ju jeni delikate nga aromat e ndryshme sepse vuani nga alergjia.

SHIGJETARI

Muaji do të nisë me një diskutim shumë të rëndësishëm në familjen tuaj dhe duhet të jeni të përgatitur për gjithçka duhet të vendosni, sepse do të jeni ju që do të keni peshën më të madhe të fjalës. Duhet të tregoheni të sinqertë dhe vetvetja për gjithçka sepse kjo është e vetmja mënyrë që të dilni nga ky diskutim të kënaqur dhe të çliruar. Nga gjysma e muajit do të kaloni një periudhë shumë të mirë në punë ndaj bëhuni gati që të festoni diku me të afërmit dhe me ata që ju kanë ndihmuar që të keni këtë sukses, edhe pse ju e keni merituar sepse keni punuar vetë shumë fort. Mbrëmjeve përpara se të flini, “flisni me veten” dhe bëni bilancet tuaja të ditës, do të shikoni se sa shumë do t’ju ndihmojnë.

BRICJAPI

Komunikimi do të jetë një pikë kyçe këtë muaj për ju, por duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse një mundësi shumë e mirë punësimi do të kërkojë që të shpalosni të gjitha talentet tuaja në komunikim, për t’i mbushur mendjen dikujt për një kontratë të rëndësishme. Dilni në sipërfaqe dhe mos bëni asgjë falas për askënd! Megjithatë, në fund të muajit do të arrini ta shijoni siç duhet sepse do të bëni një udhëtim ose një aktivitet që e keni ëndërruar prej kohësh. Kërkoni dikë që të përqafoni dhe të ndjeni ngrohtësi? Dilni dhe kërkoni shpirtin tuaj binjak, nuk është kurrë vonë.

UJORI

I gjithë muaji mars do të përkthehet në mundësi financiare për ju Ujor, ndaj përgatituni për një kohë që kërkon vendime të mira dhe shumë qejf. Nuk duhet të harroni debatet dhe konfliktet që keni pasur muajt e fundit, mos falni askënd që ka gabuar mbi ju sepse mundësia është që të gabojnë sërish. Ju bëni mirë të bëni pak pushim nga të gjitha dramat e dashurisë këtë muaj dhe t’i riktheheni origjinalitetit tuaj të zakonshëm. Bëni ecje në park, shkrepni fotografi apo ndiqni një teatër, gjithçka që pasuron shpirtin tuaj dhe nuk ju lë të mendoni për gjërat e mërzitshme të së kaluarës.

PESHQIT

Ky do të jetë padyshim muaji juaj! Do të merreni shumë me veten ndaj edhe lajmet kryesore do t’ju vijnë nga çështjet tuaja personale. Nuk duhet të trembeni nga asgjë sepse me shumë mundësi do të bëni për vete dikë që do të dashurohet marrëzisht me ju. Por që ta bëni këtë duhet patjetër të dilni jashtë flluskës tuaj emocionale dhe me vetëbesim të ndërmerrni çdo sfidë që do t’ju dalë përpara. Ndërkohë, për sa i përket punës do të jetë gjysma e dytë e muajit më e mira për një ngritje rroge apo për një sistemim më të mirë. I keni të gjitha mundësitë për të ndërtuar një imazh më të mirë të vetes, duhet vetëm pak përkushtim.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje