Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi i muajit maj erdhi! Lexoni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi i muajit maj erdhi! Lexoni çfarë kanë rezervuar yjet për ju
May 03
12:25 2017

DASHI

Nëse gjatë kësaj kohe jeni ndierë sikur nuk i keni punët aspak në terezi, Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju qartësojë mendimet. Do të jeni më të motivuar për të shkuar drejt aktiviteteve që ju japin adrenalinë dhe ju pasurojnë shpirtin. Sidomos kur hëna e plotë të futet në Akrep, ju do të gjeni diçka për të cilën keni ëndërruar dhe keni rendur shumë për ta gjetur. Gjithashtu, pas këtij momenti ju do të gjeni zgjidhjen që duhet për një ngërç që keni pasur në jetën profesionale apo personale. Ditët e fundit të muajit do të jenë shumë të mira për të fituar më tepër para. Një muaj shumë i mirë për ju Dash!

DEMI

Jeni ndierë sikur keni humbur origjinalitetin tuaj këto javët e fundit? Duhet t’ia vini fajin Mërkurit që ka qenë pjesë e shtëpisë suaj të dymbëdhjetë dhe ju ka dhënë këto ndjesi. Por që prej datës 3 maj këto ndjesi do të zhduken dhe ju do të ndiheni sërish Demi që në të vërtetë jeni. Do të ndiheni akoma më mirë rreth datës 15 maj, pasi do të jeni shumë të inspiruar nga personat që ju rrethojnë, çka do t’ju bëjë të keni më shumë motivim për punë të mira. Jeta juaj dashurore do të ketë një tronditje. Ose do ta çoni marrëdhënien tuaj në një hap tjetër ose do të ndaheni sepse dita e vendimit ka ardhur dhe ju nuk mund të qëndroni më konfuzë si në muajt e shkuar. Fatmirësisht një tjetër mundësi e mirë do të shfaqet rreth datës 25 maj dhe ju do të largoheni nga dramat që keni pasur rreth e rrotull. Fokusohuni te paratë dhe do ta përfundoni këtë muaj shumë më të pasur nga sa e nisët.

BINJAKËT

Javët e fundit keni kuptuar se fama është diçka e rëndësishme dhe e keni shijuar. Mirëpo Mërkuri ka bërë që për sa u përket miqësive tuaja dhe grupeve në të cilat keni marrë pjesë, të keni pasur probleme të cilat do të shfaqen edhe këtë muaj. Kryesisht problemet kanë qenë për faktin se ju nuk keni qenë lehtësisht të disponueshëm për miqtë tuaj dhe nuk keni arritur të shpjegoheni siç duhet për arsyet se pse kjo ka ndodhur. Mirëpo, nga data 10 maj disa gjëra do të rregullohen dhe ju do të keni mundësinë të ndiheni sërish pjesë e grupit. Këtë muaj do të fokusoheni te shëndeti dhe pamja juaj më së shumti duke e futur veten gati-gati në një sektor shumë spiritual, ku do të kuptoni dimensione të tjera të vetes që ndoshta nuk i keni ditur më parë. Do të shkëlqeni me pamjen e re!

GAFORRJA

Kur Mërkuri është pjesë e shenjës tuaj asgjë nuk shkon mirë, sidomos kur keni plane në aspektin profesional, Mërkuri ju shkakton keqkuptime dhe vonesa, gjëra që ju acarojnë pa masë. Por lajmi i mirë është se kjo periudhë ka mbaruar dhe që prej 3 majit jeni gati të bëheni pjesë e një tjetër etape. Ju do të mund të shikoni sërish bukurinë e jetës dhe e ardhmja do t’ju duket shumë e ndritur si artistikisht ashtu edhe në praktikë, si rrallë herë për shenjën tuaj. Ju do të keni mundësi të shfrenoni imagjinatën dhe të krijoni punë të mira që do impresionojnë personat që keni pranë. Do t’ju këshillonim që këtë muaj inspirimin ta përdornit edhe për të shkruar pasi kjo ju sjell në paqe me veten dhe njëkohësisht me të tjerët.

LUANI

Ju keni harxhuar shumë para në muajin prill, ndaj dhe do të keni disa pasoja jo të këndshme prej këtij harxhimi në muajin që po vjen. Mirëpo ju do të mund ta menaxhoni situatën më mirë nga sa e kishit menduar, ndaj dhe mos u shqetësoni shumë për këtë. Gjithashtu këtë muaj ju nuk duhet të shqetësoheni shumë për të fshehur emocionet tuaja. Nëse ju vjen për të qarë, thjesht bëjeni dhe mos kini frikë se mund t’ju paragjykojnë të tjerët, fundja ndjesitë tuaj kanë më shumë rëndësi se mendimet e të tjerëve. Këtë muaj gjithashtu duhet të testoni limitet tuaja dhe natyrën e aventurës që shpesh nuk e shfaqni, por e fshihni brenda vetes. Gjithashtu tregojani të tjerëve se sa shumë i doni dhe mos i kurseni fjalët e mira. Fundi i muajit do të jetë shumë i mirë për të udhëtuar, ndaj bëjeni pjesë të kalendarit tuaj!

VIRGJËRESHA

Muaji që kaloi ju ndihmoi që të kuptonit më mirë veten duke u fokusuar më së shumti te mendimet tuaja dhe keni analizuar thuajse çdo gjë. Tashmë që gjërat duken disi të qarta jeni gati që të shkëputeni nga e kaluara juaj dhe të shikoni vetëm drejt të ardhmes. Do të keni mundësi për kontakte të reja dhe të krijoni miqësi dhe marrëdhënie që nuk jua merrte mendja se do të bëheshin pjesë e jetës tuaj, gjë që dy t’ju emocionojë shumë. Në gjysmën e muajit do të aktivizohet sektori juaj i aventurës dhe do të nisni një rutinë të re që mund të jetë joga apo konsumimi i ushqimeve që më parë i kishit përjashtuar nga lista juaj. Do të ishit mirë që të nisnit një kurs ose një klasë të re mësimi sepse është periudha më e mirë për të marrë dije.

PESHORJA

Nëse ju dhe partneri juaj jeni zënë si macja me miun përgjatë gjithë muajit që kaloi, këtë herë do të mund të gjeni balancën e kërkuar. Por ta dini se ka qenë influenca e Mërkurit që ka bërë që në marrëdhënien tuaj të ketë tension të vazhdueshëm dhe tani që gjithçka ka mbaruar mund të shkoni në fazën e mjaltit. Ky rikthim i vrullshëm do t’ju japë edhe një energji për sa i përket seksit dhe konfidenca juaj do të jetë në maksimumin e saj. Ju e dini se sa vleni dhe të gjithë do t’ju admirojnë për këtë. Në datën 25 maj prisni diçka të re në sektorin profesional apo në atë dashuror. Shkoni dhe vizitoni një vend të ri për të  shijuar këtë muaj të mrekullueshëm!

AKREPI

Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë! Kjo ka qenë shprehja që ju është përshtatur tri javëve që kanë kaluar, kur ju ka shkuar durimi në limitet që nuk e kishit imagjinuar. Por që prej 3 majit gjërat do të vihen sërish në vendin e tyre dhe ju do të ndiheni më në fund vetvetja. Jo vetëm që do keni këtë rikthim, por madje do të kaloni një muaj me shumë ritëm. Ju sugjerojmë që t’i dedikoni disa ditë të këtij muaji vetes tuaj duke u relaksuar në SPA apo në ambiente të tjera ku gjeni qetësinë se pas gjithë asaj rrëmuje të muajit të kaluar, ju e meritoni. Fundi i muajit do t’ju kthejë fantazinë tuaj më të çmendur në realitet, kapeni dhe mos e lëshoni!

SHIGJETARI

Duke qenë se javët e kaluara kanë qenë shumë të mira për ju, me siguri keni menduar se ditët e qejfit mbaruan, por në fakt nuk është aspak kështu. Për fat të mirë, ju do të nisni sërish qejfin në fillimin e muajit maj, sidomos për sa i përket sektorit të romancës kur do të përjetoni çmenduri nga më të ndryshmet. Ruajini mirë në kujtesë! Ndërkohë data 10 maj ka rezervuar ide të reja për ju, çka do t’ju bëjë të ndiheni më të plotësuar edhe profesionalisht. Shijoni gjithçka sepse mund të mos kthehet më! Ju e dini fare mirë këtë, por bëni mirë t’ia rikujtoni edhe vetes ashtu siç shpesh ua rikujtoni të tjerëve. Për ta mbyllur, hëna e re te Binjakët më 25 maj do t’ju bëjë që të adhuroni më tepër partnerin sepse do të kuptoni që ai është dashuria juaj, partneri në biznes dhe shoku më i mirë që mund të keni.

BRICJAPI

Çfarë do të thotë shtëpi për ju? Me siguri do të keni tani një ide më të mirë nga sa kishit muaj më parë. Nëse jeni duke kaluar në një krizë identiteti dhe ju duhet të ndërroni ambient, ne ju sugjerojmë t’ia nisni nga ndërrimi i shtëpisë apo ambienti ku kaloni pjesën më të mirë të ditës, sepse ky ndryshim do t’ju gjallërojë pa masë. Në datën 10 maj do të shikoni se keni miqtë më të mirë në botë dhe ata do t’ju ndihmojnë tepër. Falënderojini duke u treguar atyre se sa vlejnë për ju. Bëni ndonjë festë në shtëpinë e re ose akoma më mirë sikur të gjithë bashkë të gatuani diçka dhe do ndiheni më të afërt pas këtij procesi. Do të nisni gjithashtu një rutinë të re për sa i përket ushqyerjes dhe të mbajturit trupin në formë, që do t’ju ndihmojë të ndiheni më të shëndetshëm, më të bukur dhe më produktivë.

UJORI

Ju jeni shenja më e lezetshme e zodiakut dhe këtë muaj do të ndiheni si e tillë. Keni pasur shumë vështirë të menaxhoni prioritetet tuaja javët e kaluara, çka ju ka bërë të vini aftësitë tuaja në dyshim, gjë që në fakt nuk është aspak e mirë për t’u konsideruar sepse mund t’ju demoralizojë së koti. Fatmirësisht që në fillim të majit ju do të ndiheni më mirë dhe do ta keni fokusin te gjërat e rëndësishme. Karriera juaj do të shkëlqejë dhe për këtë do të vendoseni në krye të një projekti të ri me shumë peshë. Duke qenë se do të punoni shumë mirë përgjatë gjithë muajit, vendosni një datë për të shpërblyer veten. Bëni diçka që nuk keni mundur ta bëni dot kurrë dhe do njihni të tjera limite.

PESHQIT

Ky do të jetë një muaj i qetë për ju, kështu që shijojeni me sa keni mundësi. Duke qenë se keni kaluar një muaj të zhurmshëm dhe me shumë impenjime, është mirë që këtë muaj të jeni më në hije dhe të shijoni gjërat e vogla në jetë. Edhe nga ana emocionale ju do të jeni tërësisht të qetë dhe të pastër, duke qenë se gjithçka të vjetër e keni lënë pas dhe nuk keni shumë nerva të merreni me histori të reja, ky pushim do t’ju ndihmojë të gjeni edhe veten në raport me të tjerët. Gjithsesi, këshilla jonë është që të mos i mbyllni dyert e mira që mund t’ju hapen në raporte me njerëzit e tjerë sepse asnjëherë nuk i dihet.

/Blitz.al/

 

 

 

 

Shperndaje