Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi i javës sipas astrologes Meri Gjini

May 16
23:02 2016

Dashi

Dashi
Picture 1 of 12

Nëse keni çështje që kërkojnë negociata të forta dhe të vështira është mirë t’i vendosni në program ditën e martë dhe të mërkurë. Nëse duhet të zgjidhni çështje të jetës personale a familjare vendosini si prioritet të hënën. Ditën e enjte shmangni biseda të ashpra në çift. Të premten keni ditë të mirë për të organizuar çështje që u përkasin lëvizjeve. Nëse merreni me tregti apo nëse keni për të shitur a për blerë diçka të rëndësishme është dita e duhur. Në fundjavë me hënën e plotë shmangni çdo zhurmë dhe kujdesuni për veten tuaj. Përpiquni të kaloni bukur me shoqëri të mirë.

Java 16/05/2016- 23/05/2016

Dielli do të jetë te Demi dhe Hëna te  Virgjëresha. Përpiquni  që në programin e ditës së sotme të ketë vend për lëvizje të vogla të ndryshme, të ndërtoni momente të bukura, mjafton të thyeni rutinën.  Java që vjen nga fillimi deri në fundin e saj do të ketë program dhe emocione që do të ndryshojnë shpesh, po ashtu edhe prioritetet e saj. Do të kemi ditë nga më të mirat, siç do të jenë e hëna dhe e mërkura deri në ditë që do të duan shumë kujdes, siç do të jenë e shtuna dhe e diela. Nga e hëna deri të mërkurën prioriteti juaj duhet të jetë puna e profesioni. Hëna dhe Dielli, prezentë që në ditën e parë të javës, ndihmojnë në një fillim të mbarë edhe nëse kemi  çështje të vështira  në program. E marta nxjerr detyrime profesionale me tendenca pozitive dhe të mërkurën është mirë të merremi me çështje që i përkasin ekonomisë. Të enjten duhet të jemi të kujdesshëm me jetën personale, larg debateve, diskutimeve serioze si dhe larg xhelozive të mëdha apo të vogla sepse me Mërkurin në lëvizje të kundërt, situata mund të dalë nga kontrolli. Më 20/05/2016, Dielli do të kalojë te Binjakët në orën 17.00. Do të thotë që prioritetet praktike do të ndryshojnë. Favorizohen çështje si shitje blerje, lëvizje, komunikimi dhe ecurinë pozitive të tyre do ta shohim më qartë pas datës 22, me kthimin e planetit Mërkur në lëvizje të drejtë. Në fundjavë kemi një Hënë të plotë te Shigjetari ku ndodhet dhe Marsi dhe Saturni në lëvizje në të kundërt. Duhet treguar kujdes i madh në shmangien e gabimeve që mund të na shkaktojnë aksidente si dhe duhet të qëndrojmë larg zhurmës, larg çdo debati.

Komento
Shperndaje