Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Horoskopi i javës sipas astrologes Meri Gjini

May 23
15:51 2016

Java 23/05/2016- 29/05/2016

Javë të mbarë e të qetë! Nisim një javë me Diellin te Binjakët, Hënën te Shigjetari. Planeti Mërkur është kthyer në lëvizje të drejtë nga dje. Planeti Venus në datë 24 shkon te Binjakët. Planeti Mars në datë 27  në lëvizje në të kundërt bënë hyrje tek Akrepi. Lëvizje të rëndësishme planetare  që lehtësojnë komunikimin, lehtësojnë lëvizjet, programet tona marrin formën që presim më lehtësisht, edhe pse zhurma, ankthi, stresi duan kohë akoma deri sa të arrijmë t’i kontrollojmë. Është koha për më shumë komunikim, më shumë kontakte  sociale dhe pse jo  të mund edhe të buzëqeshim pak me jetën personale. Me durim dhe qetësi mund të merremi edhe me çështjet praktike e ekonomike për të arritur përmirësime, qoftë edhe të vogla.

Shperndaje