Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithnjë me ide të kundërta, këto janë shenjat më kontradiktore të horoskopit

Gjithnjë me ide të kundërta, këto janë shenjat më kontradiktore të horoskopit
November 26
23:08 2018

Është diçka e mirë të jesh njeri analitik dhe t’i shohësh gjërat nga të gjitha këndvështrimet. Por të jesh vazhdimisht kontradiktor të bën të shfaqesh tek të tjerët shumë i lëkundur, dhe kështu do ta kenë të vështirë të të besojnë. Por sipas horoskopit, cilat janë shenjat më kontradiktore?
Binjakët
Është pjesë e Binjakëve që në lindje. Kanë ardhur në jetë konfuz dhe vazhdimisht lodhen mendërisht për të marrë vendimin e duhur në situata të ndryshme. Nëse ndonjëherë ju duket sikur e dinë çfarë po bëjnë, mos i besoni shumë sepse me siguri për pak kohë do të kenë dalë në përfundime të tjera.
Peshorja
Ironikisht, një Peshore nuk është shpesh e balancuar siç tregon emri. Më saktë, rrallë herë janë. Ose më saktë, asnjëherë. Ata e ndryshojnë mendjen në punë sekondash dhe nuk mund të mbështeteni tek ta për asgjë. Kjo gjë bëhet shpesh shqetësuese sidomos në marrëdhëniet romantike.
Ujori
Përveçse kontradikor, Ujori është edhe egoist. Pavarësisht se sa me pasion e kanë diçka, mund të bien pre e ndryshimit edhe pa asnjë shkasë. Dhe mbi të gjitha, ndjenjat e tyre kanë rëndësi. Kujdes, mund të betohen që do bëjnë diçka, dhe në fund as nuk përpiqen.
Peshqit
Peshqit janë shumë të paqëndrueshëm për të mbajtur një premtim. Mund t’ju thonë shumë gjëra për t’ju kënaqur, por janë kontradiktor për faktin që nuk bëjnë asgjë për të realizuar atë që thonë. Edhe nëse është diçka aq e thjeshtë sa të lyejnë dhomën ngjyrë blu. Ata do të thonë “patjetër”, dhe në fund dhoma juaj do ketë përfunduar rozë.
Shigjetari
Ndryshe nga Ujori, Shigjetari nuk ka qëllime të këqija. Do thonë gjithnjë “po,po,po” për një ide deri në momentin që është koha për ta realizuar. Janë shumë të angazhuar me mendimet e tyre, dhe do preferonin thjesht t’i anulonin planet në momentet e fundit sesa të dilnin. Gjithçka tingëllon ide e mirë, deri në momentin kur të duhet të vishesh dhe të dalësh nga shtëpia. Aty mos mbani shpresa tek një Shigjetar.
Virgjëresha
Sikur bota të ishte aq e rregullt sa ata dëshirojnë, ndoshta do të ishin më pak kontradiktorë. Ata duan që njerëzit t’i dëgjojnë, por në momentin kur e bëjnë… ndërrojnë mendje dhe duan diçka tjetër. Gjithnjë janë të pakënaqur dhe ndërrojnë mendje shpejt pasi shohin gjëra të reja në çdo mundësi.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje