Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjërat që nuk dinit për shenjën tuaj të horoskopit!

Gjërat që nuk dinit për shenjën tuaj të horoskopit!
March 27
17:40 2017

 

 

Shpesh herë njerëzit interesohen për shenjën e tyre të horoskopit vetëm për të mësuar cilësitë e tyre të mira dhe jo për të mësuar gjëra që ndoshta nuk i dinë për veten e tyre.

Më poshtë do t’ju tregojmë 5 cilësi për çdo shenjë, të cilat ndoshta as vetë personat nuk i dinë!

 

Dashi

  1. Kur ju lëndoni një Dash, ai nuk do t’ju flasë më dhe do t’ju lërë!
  2. Dashi është një humorist “i çmendur” me miqtë e tyre të ngushtë.
  3. Deshët mërziten me çdo gjë dhe do vazhdimisht ndryshime.
  4. Që ta dini…Deshët kanë gjithmonë të drejtë!
  5. Femra perfekte Dash është një miksim i mësueses me pornostaren!

 

Demi

  1. Demi krijon një botë të vogël larg të gjithëve. Ai ndihet sikur askush nuk e kupton.
  2. Nëse një Dem është i zemëruar, ne ju rekomandojmë mos t’i afroni.
  3. Demët pëlqejnë të takojnë njerëz me sens humori. Nëse je në telashe, qëndroni larg!
  4. Paçka se Demi është një shenjë e përshkruar si “e egër”, ata nuk i zgjidhin konfliktet me forcë.
  5. Shpesh ata mund të të thonë se nuk ua ndjen për ty, por thellë-thellë është e kundërta.

 

Binjakët

  1. Binjakët nuk vijnë kurrë vonë.
  2. Nëse mendoni se Binjakët flasin shumë, në të vërtetë ata janë shumë të turpshëm.
  3. Binjakët mund të jenë besnikë në lidhje dhe miqësi, por ata nuk japin shanse të dyta.
  4. Binjakët janë plot me sens humori!
  5. Ata mund të mërziten shumë lehtë.

 

Gaforrja

  1. Gaforrja është shenja më besnike!
  2. Gaforret nuk hapen shpesh me njerëzit, por kur e bëjnë me ju, atëherë jini të sigurt që nuk do t’ju harrojnë kurrë!
  3. Ata i duan shumë nënat e tyre!
  4. Gaforret kalojnë shpesh në depresion pa kurrëfarë arsyeje!
  5. Gaforrja është besnike ndaj familjes dhe miqve.

 

Luani

  1. Luanët mund të ndjejnë dashurinë për një momentt, por në një moment tjetër mund të shkatërrojnë një shtëpi të tërë.
  2. Luani bën gjithmonë çfarë dëshiron!
  3. Një Luan bën çdo gjë që të të bëjë të lumtur!
  4. Mos u përpiqni të grindeni me një Luan!
  5. Luani pëlqen shumë veten. Mos prisni që t’ju pëlqejë ju më shumë se veten.

 

Virgjëresha

  1. Virgjëreshat analizojnë çdo gjë! Ato mund të analizojnë një tekst me 5000 fjalë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.
  2. Ato nuk pushojnë kurrë! Edhe kur flenë, Virgjëreshat planifikojnë ditën pasardhëse.
  3. Virgjëreshat duan të jenë gjithmonë në dashurim, por nga ana tjetër kanë frikë se nuk do të mund të gjejnë kurrë një person që i do aq shumë.
  4. Nëse ata janë të mërzitur me ju, do t’ua thonë në sy!
  5. Virgjëresha është shenja më besnike.

 

Peshorja

  1. Peshorja dëshiron të japë çdo gjë ose asgjë!
  2. Ata mund të fitojnë një “luftë” edhe pa armë.
  3. Ndonjëherë Peshoret duan të jenë komplet vetëm, dhe ndonjëherë duan të jenë të rrethuar me një numër të madh miqsh.
  4. Peshoret do t’ju japin besim sepse ju shprehin gjithmonë ndjenjat.
  5. Një Peshore do t’ju mbajë leksion vetëm që t’ju mbushë mendjen se nuk ka pse të lajë enët.

 

Akrepi

  1. Kur Akrepët bien në dashuri, ata s’kanë më pushim!
  2. Duhet të jeni me shumë fat nëse ndani dashuri me një Akrep.
  3. Femrat Akrep janë mjaft të ndjeshme.
  4. Akrepët e urrejnë kur i bëjnë shumë pyetje!
  5. Ata janë shumë të turpshëm kur gjenden me njerëz të panjohur në tavolinë, por shumë të hapur me miqtë!

 

Shigjetari

  1. Shigjetarët dinë si të bëjnë qejf, por edhe të vënë limite.
  2. Ata mund të ndryshojnë plane në minutat e fundit.
  3. Shigjetarët do të jenë fëmijë gjatë gjithë jetës, por dinë kur të jenë seriozë!
  4. Shigjetari është tërë kohës në humor të mirë!
  5. Ti nuk mund ta dish kurrë çfarë mendon një Shigjetar, vetëm nëse ai vendos të tregojë vetë.

 

Bricjapi

  1. Bricjapët dëshirojnë të kenë vetëm disa miq të mirë, pavarësisht se mund të zhgënjehen.
  2. Ata nuk falin lehtë!
  3. Bricjapi nuk heq dorë kurrë!
  4. Bricjapët janë të çmendur pas punës dhe sakrifikon gjithçka për të! Lidhje? Çfarë është kjo?
  5. Bircjapët i dedikohen shumë familjes!

 

Ujori

  1. Ujorët mund t’ju ndihmojnë për çfarëdo lloj problemi.
  2. Ata hyjnë në një marrëdhënie shumë lehtë.
  3. Kur një Ujor bie në dashuri, ai ka 15,000 emocione në minutë.
  4. Ujori është një shenjë mjaft dinamike.
  5. Ata nuk i pëlqejnë njerëzit e pasigurtë.

 

Peshqit

  1. Peshqit bëjnë miq mjaft lehtë, por kanë shumë pak njerëz në krah.
  2. Nëse ju lëndoni një Peshk, atëherë bëni mirë të largoheni!
  3. Janë mjaft të mirë në të mbajturit e sekreteve.
  4. Kur peshqit ndjejnë se ka diçka që nuk shkon me ta, ata gjejnë çdo gjë rtë mundshme për ta rregulluar.
  5. Ata japin çdo gjë dhe nuk presin asgjë nga njerëzit! /Blitz.al/
Komento
Shperndaje