Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabimet që bëni në çift bazuar në shenjën tuaj të horoskopit!

Gabimet që bëni në çift bazuar në shenjën tuaj të horoskopit!
March 31
10:10 2018
E keni vënë re se bëni të njëjtat gabime apo merrni të njëjtat vendime gabimisht e  vazhdimisht në marrëdhënien tuaj? E dini pse ndodh kjo?
Sepse këto “gabime” quhen gabime të shenjave të përbashkëta dhe varen nga shenja që ju dhe partneri juaj keni. Nuk mund të themi se kjo gjë ndodh tek të gjithë njerëzit në botë, pasi varet gjithashtu edhe nga shenja hënore dhe pozicioni i Venusit dhe Marsit.
Dashi
Nëse jeni shenja e Dashit, gjasat janë që ju të bini të parët kokë e këmbë në dashuri. Në momentin që disa gjëra ju duken në rregull, nuk e keni fare problem të kaloni nga takimet javore në martesë e më pas në bërjen e fëmijëve. Kjo do të thotë se ju mudn të humbni disa detaje delikate si tipi i personalitetit të tij apo e shkuara, pasi ju u jeni nënshtruar totalisht emocioneve.
Qetësohuni dhe kini vëmendjen ndaj detajeve.
2. Demi
Të qenurit shenja e Demit ju bën të jeni të tërhequr ndaj gjëra që shkëlqejnë dhe këtu hyjnë edhe personat seksi. Ju bëheni menjëherë pjes ënë një marrëdhënie të zjarrtë me dikë që është super seksi, duke mos ditur që ajo apo ai mund të jetë dikush i pamatur për të lidhur një pjesë të rëndësishme të jetës me të. Mbani mend se juve ju duhet dikush që është i shëndetshëm, i përgjegjshëm, me synime të qarta dhe jo thjesht seksi (nuk do të ishte keq nëse do t’i kishte të gjitha këto veçori).
3. Binjakët
Binajkët, nga vetë emri, duan të flasin me dikë për gjithçka dhe të bëjnë gjithçka me të. Sepse ata janë shenjë e përbashkët. Fatkeqësisht, ata fokusohen gjithmonë tek “binjaku”, duke lënë pas shumë gjëra të rëndësishme si puna, karriera e madje edhe shëndeti. Prandaj, duhet të dini se juve nuk iu duhet dikush për të cilin duhet kujdesur gjithmonë e për çdo gjë. “I Ain’t Your Mama/Nuk jam jot ëmë” thotë Jennifer Lopez.
4. Gaforrja
Gaforret dëshirojnë të jenë nën përkujdesjen e dikujt, pra e kundërta e binajkëve. Ata duan një partner, i cili do t’i bëjë të ndihen të lumtur, të dashuruar dhe specialë. Gjithashtu, janë shumë emocionalë dhe kërkojnë e duan shumë emocione nga partneri. Ose thjesht duan që partneri i tyre t’u sigurojë para në fund të muajit dhe të kenë një çati ku të fusin kokën në fund të ditës.
Kujdes! Nëse paratë dhe “vila” ju jem ato emocione gjërat nuk po shkojnë mirë.
5. Luani
Luanët i adhurojnë dramat. Ata pëlqejnë artistë, aventurierët dhe persnat që dinë të bëjnë humor shumë fin. Kjo sepse ata dëshirojnë të argëtohen në maksimum dhe të frymëzohen. Fatkeqësisht, këta persona priren të dalin me persona që nuk janë të përgjegjshëm, prandaj përfundojnë në krahët e atyre, për të cilët duhet të kujdesen gjatë gjithë kohës.
6. Virgjëresha
Virgjëreshat nuk luajnë dhe kjo i penalizon. Kur thashë se nuk pëlqejnë të luajnë nuk nënkuptoj që nuk duan të argëtohen, por nënkuptoj që janë seriozë gjatë gjithë kohës dhe pëlqejnë njerëz seriozë.
Pra, nëse je një Virgjëreshë, teksa po kërkon për personin e duhur do të gjej një që i pëlqen shumë alkooli ose dikush që është serioz.
7. Peshorja
Peshoret nuk duan të jenë beqarë. Ata parapëlqejnë të jenë me dikë në krah gjatë gjithë kohës dhe të duhen. Ata duan dikë pasionant, si artistët përshembull. Fatkeqësisht ata tërheqin njerëz që u thyejnë zemrën duke u treguar xhelozë, të pavendosur dhe kontrollues.
8. Akrepi
Akrepët janë të njohur për seksin pa emocione. Jo sepse ata nuk mund qoftë edhe thjesht dashuri, por nuk munden të futen në temë ose u duhet kohë e gjatë. Nëse je Akrep mos bëj gabimin të ndërtosh një marrëdhënie vetëm bazuar mbi seks. Dhe jini më të aftë të përfshini edhe zemrën në marrëdhënie, jo vetëm organin gjenital.

9. Shigjetari

Shigjetarët janë ndër shenjat e vetme që duan të jenë të vetëm, të pavarur dhe të keni liri të pakufizuar, por ama duan dashuri dhe vëmendje. Prandaj mos bëni gabimin që të krijoni marrëdhënie me dikë që nuk ju jep hapësirën që ju nevojitet apo ju duhet.

Gjithashtu, ju keni pikë të dobët ata persona që janë plot humor dhe dinë të bëjnë për të qeshur, por  jo do t’ju bashkonte me një “fëmijë” që ju premton aventura e në fund vetëm ju acaron nervat.

10. Bricjapi

Bricjapër rriten shpejt, prandaj duan dikë që është i aftë të mendojë dhe logjikojë në rregull. Ata kërkojnë për një partner, i cili do të jetë i vërtetë dhe do të kontribuojë emocionalisht dhe financiarisht.

Pavarësisht së gjithave, juve ju duhet vëmendje prandaj mos u mbështesni thjesht tek ideja e të bërit “Pazar” sepse mund të përfundoni me materialist.

 

11. Ujori

Ujorët pëlqejnë pafund njerëzit e çuditshëm. Nëse personi me të cilin po dilni nuk është i jashtëzakonshëm, atëherë emocionalisht jeni kundër lidhjes.

Pra, mos shkoni pas dikujt që mendoni se do ta ndryshoni dhe mos u verboni nga interest personale të dikujt sepse do të bini pre e fenomeneve si abuzimi.

12. Peshqit

Peshqit kanë një mori gabmiesh prej të cilave duhet të ruhen. Kjo sepse ata janë romantikët e pashpresë të Zodiakut.

Ata humbin në librin e dashurisë dhe harrojnë disa detaje jetike për një marrëdhënie si përshembull, ai mund të jetë i fiksuar pas drogës, i papunë dhe ndoshta mund të jetë një njeri jo i mirë. Pasi keni rënë brenda, ju do ta keni të vështirë të largoheni nga ky person edhe nëse I ka të gjitha cilësitë e larpërmendura sepse romanca nuk do t’ju lërë të hapni sytë.

Thjesht gjeni baraspeshën e asaj ç’ka doni dhe çfarë ju duhet dhe mos shkoni shumë larg për dikë pasi mund të mbeteni vetëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje