Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fshihuni sa të doni, ne ju kapëm: Sa gjykues jeni në heshtje sipas shenjës së horoskopit

Fshihuni sa të doni, ne ju kapëm: Sa gjykues jeni në heshtje sipas shenjës së horoskopit
February 02
23:17 2018

Ne të gjithë përpiqemi të jemi (ose dukemi) mendjehapur, thjesht sepse jetojmë në një botë e cila po përpiqet me shumë forca që të heqë dorë nga gjykimet apo paragjykimet e rastit. Por le të jemi të sinqertë: Disa prej nesh janë shumë gjykues dhe kjo s’do shumë mend të pranohet.

Por, nëse nuk e dini ende, horoskopi juaj “e ka fajin” për këtë. Sipas karakteristikave që të gjithë shenjat e zodiakut kanë, mund të dallohet qartësisht se cili prej nesh është vërtetë i lirë në mendime dhe cili jo.

Më poshtë, do keni mundësi të njihni vërtetë se si jeni, ose të njihni më mirë personat që keni afër sipas shenjës së horoskopit.

DASHI – “Më fal por, unë kam të drejtë dhe ti je gabim!”

Në kuptimin e parë të fjalës, gjithçka është garë kur vjen fjala tek ty. Nëse ka diçka që ti do pafundësisht është të qenurit saktë. Ke gjithnjë qejf që t’i të jesh drejtë dhe tjetri të jetë gabim dhe madje merr shumë forcë nëse vërtetë është kështu. Dikush me të cilin po bisedoni mund të qëndrojë gjithë natën duke diskutuar me ju, dhe sërish, në fund, ju do të vazhdoni të mendoni se keni të drejtë.

DEMI – “Je komplet gabim, më lër të të korigjoj”

Ti ke një mënyrë shumë të veçantë të të bërit gjërat Dem. Ti e urren zvarritjen me teori dhe do doje që thjesht ta perfeksionoje botën siç di ti. Si mund të bëhet kjo? Mjafton që të gjithë njerzit të veprojnë siç thua ti. Kaq e thjeshtë.

BINJAKËT – “Hmm, ti je shumë i mirë, por njëkohësisht s’je aspak i mirë”

Binjak, ne e dimë që t’i i gjykon njerzit. Në mënyrë konstante! Por gjithashtu, e dimë se jo gjithmonë e mendon vërtetë atë që paragjykon, thjesht je i dyjëzuar nga natyra jote paksa lunatike (ose shumë lunatike). Kjo është arsyeja se pse të njëjtin person ju ndodh ta urreni, pastaj ta doni apo të dyja njëkohësisht. Thjesht përqëndrohuni dhe vendosni: Çfarë doni vërtetë?

GAFORRJA – “Je ose me mua, ose kundër meje!”

Je më shumë se sensitive Gaforre dhe e merr gjithçka personale. Në botën tënde, çdo situatë që ndodh mendon se drejtohet tek ty. Nëse dikush ndodh të të shohë çuditshëm pa ndonjë arsye, ju menjëherë jeni duke  ndërtuar një skenar në kokën tuaj. Kështu që vetëm një këshillë: Bota nuk është e ndarë në njerëz që janë pro apo kundër jush, mblidheni mendjen!

LUANI – “Je i paparë, (por jo më shumë se unë)”

Konfidenca që ju keni Luan, nuk është vetëm që t’ju bëjë të dukeni sikur nuk jua ndjen për asgjë, por gjithashtu ju bën mjaft paragjykues ndaj të tjerëve. Në fakt, kur vjen fjala tek ata që nuk ju arrijnë dot, ju nuk jeni aspak gjykues thjesht sepse  nuk merreni fare me ta për aq kohë sa nuk bëjnë konkurrencë për ju. Ama kur vjen fjala tek ata që mund të jenë interesantë, menjëherë je duke bërë një listë të të gjithë gjërave të zeza që ata kanë (sipas jush sigurisht).

VIRGJËRESHA – “Nëse unë mund ta bëj, atëherë pse nuk e bën dot dhe ti?”

Nuk ka njeri tjetër që mban standardet e vetes më lartë se ju Virgjëreshë. Dhe e dini çdo të thotë kjo? Juve as nuk i paragjykoni të tjerët sepse thjesht i mëshironi. Nëse janë dy gjëra që ju çmendin tek të tjerët janë kur ata janë përtacë dhe parazitë ndërkohë që ju jeni gjithë kohës duke u munduar të bëni progres në jetën tuaj.

PESHORE – “Mezi pres t’jua them të gjithëve sa inat të kam!”

E dimë shumë mirë që ti Peshore e ke shumë të vështirë të mbash gjëra për veten tënde. Thejsht do të zbrasesh një herë e mirë sapo të vijë moment. Kur vjen fjala tek njerzit që nuk i doni, ju gjeni mënyrat më të mira për t’i përshkruar e për t’ju treguar të gjithëve arsyet që ju bëjnë të mos e honepsni dikë. Dhe gjejeni çfarë: Të gjithë të besojnë tek ato që thua.

AKREPI – “Sapo u takuam por unë nisa të të urrej”

Ti Akrep as nuk ke nerva të rrish e të presësh sa të masësh nëse personi që keni përball është pozitiv apo negative sepse menjëherë ju e keni një gjykim në kokën tuaj. Keni një intuitë të mprehtë si thika dhe rrallë herë gaboni në gjykimet që keni, por gjithsesi duhet ta mësoni veten që mos të jeni aq të prerë, kjo sepse i bëni të tjerët të mendojnë negativisht për ju dhe do e kenë të vështirë më pas të ndërtojnë komunikim.

SHIGJETARI – “Nuk të duroj ty, aq sa nuk duroj veten”

Le të jemi të sinqertë: Askush nuk e gjykon veten më shumë se sa e gjykon ti Shigjetar. Ti kërkon perfeksionin nga vetja fillimisht dhe duke e ditur se nuk jeni të tillë, arrini të justifikoni edhe gjithë të tjerët. Kjo është arsyeja se pse ju jeni më mendjehapurit e zodiakut dhe kjo ju bën që të mos jeni një shenjë e zakonshme si të tjerët. Të veçantë në llojin tuaj por shumë pozitivë!

BRICJAPI – “Po njeri i mirë dukesh por rri larg nga unë”

Bricjap, ti e merr shumë seriozisht organizimin e jetës tuaj. Kjo është arsyeja kryesore se pse kur dikush shfaqet në jetën tuaj, ju fillimisht keni frikë se mos ju prishë gjithë terezinë që mezi e keni krijuar. Duke qenë se gjithmonë keni tendencën të shihni veten tuaj mirë, pastaj të tjerët, shpesh paragjykoni se kushdo që futet në jetën tuaj do ju sjellë trazira dhe nuk do ju ndihmojë aspak të rregulloni më tepër atë.

UJORI – “Ju urrej të gjithëve, mirupafshim!”

Kur nuk ju pëlqen një situatë, ju thjesht nuk harxhoni më kohë dhe largoheni duke vazhduar jetën tuaj të qetë, Ujor. Ndonjëherë jeni shumë paragjykues por kjo ndodh rrallë, sepse në përgjithësi jeni shumë indiferentë dhe kjo ju bën më të lirshëm ndaj paragjykimeve. Edhe kur nuk ju pëlqen dikush, ju thjesht largoheni pa e pasur problem.

PESHQIT – “Do ju ofendoj në fytyrë dhe do të duket sikur ju kam bërë kompliment”

Jeni të zgjuar ju Peshqit. Ju arrini t’i thoni të gjithë mendimet dhe gjykimet që keni ballë për ballë por keni një takt të lezetshëm aq sa të tjerët do të mendojnë se në fakt jeni duke bërë kompliment. Gjithsesi, shumë herë nuk është mirë t’i vini njerzit në lojë në këtë mënyrë sepse një fije shumë e hollë e ndan ironinë e hollë nga një ofendim i rëndë që mund të përceptojë personi që keni përballë. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje