Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të dini se kush puth më mirë? Zbulojeni nga shenja e horoskopit

Doni të dini se kush puth më mirë? Zbulojeni nga shenja e horoskopit
October 31
13:41 2016

Shenjat e horoskopit, përveçse të japin informacion se si parashikohet të shkojë dita, të japin edhe disa udhëzime lidhur me karakteristikat që ka çdo shenjë. Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa mirë mund të puthni apo cila është shenja e horoskopit që puth më mirë, artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë. Edhe diçka: jepni dashuri dhe puthni sa më shumë!

DASHI

Dashi puth në një mënyrë të fuqishme. Puthja e Dashit karakterizohet nga energjia dhe lë mjaft mbresa edhe pasi mbaron. Kjo shenjë di si ta ndezë partnerin apo partneren edhe vetëm me një puthje.

DEMI

Mënyra se si puth një Dem është ndryshe nga sa duket. Ai puth ngadalë dhe në një mënyrë shumë sensuale. Ai gjithashtu preferon përkëdheljet dhe gjithnjë e nis një puthje duke u përkëdhelur.

BINJAKËT

Duke qenë se natyra e tyre ndryshon hera-herës, edhe puthja ndikohet nga ky ndryshim. Megjithatë, Binjakët nuk zhgënjejnë asnjëherë sepse tregohen të shkathët dhe spontanë, çka u shton lezetin puthjeve.

GAFORRJA

Gaforrja është ndoshta shenja që preferon të puthet më shumë nga të gjithë dhe madje puth vetë e para dhe nuk e ka problem këtë gjë. Për Gaforret e rëndësishme është që ta kënaqin partnerin/en.

LUANI

Kur një Luan puth me shumë mundësi ju dridhet i gjithë trupi! Dorëzojuni Luanit sepse do t’ju udhëheqë ashtu siç duhet.

VIRGJËRESHA

Duke qenë se Virgjëresha është një shenjë që pëlqen të jetë perfekte, edhe puthja e saj do të jetë patjetër e tillë: e kujdesshme deri në detajet më të vogla.

PESHORJA

Peshoret kanë më shumë dëshirë të kënaqin partnerin apo partneren sesa të kënaqen vetë, por duan një provokim nga ana tjetër përpara se të veprojnë. Megjithatë, me gjithë përkushtimin që i karakterizon, dinë si të puthin e të dhurojnë kënaqësi.

AKREPI

Të zjarrtë dhe të mistershëm, Akrepat kanë puthje me shumë “helm”, çka do të thotë se puthjet e tyre mbeten përgjithmonë në kujtesë.

SHIGJETARI

Shigjetarët kanë një karakter shumë kërkues. Ata puthin mjaft mirë dhe pa ndërprerë, kjo sepse u duket më aventureske.

BRICJAPI

Bricjapët janë mjaft elegantë dhe puthjet e tyre janë të tilla. Por diçka që i karakterizon këta të fundit është se pëlqejnë të bëjnë pak të vështirin, çka do të thotë se nuk e japin lehtë puthjen.

UJORI

Ujorët pëlqejnë të puthen papritur dhe në mënyrë spontane. Ata gjithashtu pëlqejnë të puthen nga njerëz të cilët fillimisht nuk tregojnë interes ndaj tyre. Nëse janë vërtet të interesuar dinë të puthin me butësi dhe zjarr njëkohësisht.

PESHQIT

Peshqit puthin butë, janë mjaft të kujdesshëm dhe pëlqejnë që edhe partneri t’i puthë pikërisht në këtë mënyrë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje