Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila nga këto shtriga filmash jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit?

Cila nga këto shtriga filmash jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit?
October 06
16:18 2016

Duke qenë se tetori është muaji i festës së Halloween-it ju me siguri mund të jeni duke pyetur veten se cila është shtriga brenda jush, sepse në fund të fundit edhe shtrigat ndryshojnë nga njëra-tjetra në karakter, përtej qëllimit që zakonisht e kanë të njëjtë. Ato gjithashtu ndryshojnë edhe në fuqitë që kanë dhe sigurisht këtu hyn në pjesë edhe shenja jonë  e horoskopit. Në bazë të karakteristikave mund të bëjmë një krahasim se cilat shtriga na përshtaten më shumë.

 

  1. Dashi

dashi

 

Ju jeni optimist, jeni me këmbëngulje dhe kurajë, por shumë herë ju keqkuptojnë, kjo sepse në pamje të jashtme ngjani mjaft agresivë. Kjo ndodh sepse të tjerët nuk ju kuptojnë që ju jeni pasionantë për një detyrë që ju jepet. Ju jeni një drejtues apo një lider që ju pëlqen sfida dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Ju i ngjani shumë shtrigës “Ephaba”, është shtriga juaj me shpirtin binjak.

 

  1. Demi

demi

Duke qenë se jeni praktik, arrini ta balanconi këtë gjë me anë të dashurisë që keni ndaj gjërave të vogla, si një poezi apo një detaj tjetër artistik. Si shtrigë, ju pëlqen ta përdorni magjinë për të kthyer entuziazmin që ndonjëherë ju mungon edhe pa arsye. Por keni një të mirë, ju nuk abuzoni me fuqinë tuaj! Prandaj i ngjani shtrigës “Samantha” e cila me anë të magjisë bashkoi dy botë.

 

  1. Binjakët

binjaket

Duke qenë se ju jeni person që e pëlqeni rutinën, sigurisht që ju duhet herë pas here ta ndryshoni atë duke krijuar situata të reja në jetën tuaj. Keni një personalitet dinamik, çka e bën jetën tuaj më interesante. Kjo është ekzaktësisht çfarë kemi parë te shtriga “Sabrina Spellman”, e cila është kurioze, xhentile dhe një natyrë konstante, por që krijon energji edhe përtej kësaj veçorie. Ne kurrë nuk e dinim se çfarë ajo do të bënte në të ardhmen, por e dinim me siguri që vetes do t’ia bënte qejfin deri në fund.

  1. Gaforrja

gaforrja

Ju jeni shenja më emocionale e zodiakut. Jo vetëm që prekeni shumë për ndjenjat tuaja, por edhe për ndjenjat e të tjerëve. Ju zakonisht jeni simpatike për të tjerët, sepse ndjeshmëria që ju karakterizon i bën ata për vete. Nëse do të ishit ndonjëherë një shtrigë, ju do të ishit “Glinda”!

 

  1. Luani

luani

Ju keni lindur për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të drejtuar të tjerët. Kjo sepse keni personalitetin e një performuesi, që i bën njerëzit t’ju ndjekin e të ndihen mjaft mirë nga kreativiteti juaj. Prandaj edhe nëse do të ishit një shtrigë ju do të ishit më e bukura, më e dukshmja dhe më e prirura për të qenë në qendër të vëmendjes. Sarah Sanderson është një shtrigë fiks si ty!

 

  1. Virgjëresha

virgjeresha

Kur kombinoni natyrën tuaj analitike dhe organizative në një të vetme, ju arrini të jeni shenja më punëtore e zodiakut. Ju vini re çdo detaj dhe jeni një person që doni të mblidhni sa më shumë fakte për të vërtetuar diçka. Ju jeni tipike “Hermione” nëse do të ishit shtrigë, detajiste deri në fund!

 

  1. Peshorja

peshorja

Ju jeni e drejtë dhe dini të gjeni balancën. Ju keni një sens për të vënë paqen kudo dhe i bëni njerëzit të besojnë se në botë ka shpresë.  Ju jeni njësoj si shtriga “Marnie”. Ju e vlerësoni të bukurën dhe magjinë dhe merrni më të mirën prej tyre.

  1. Akrepi

akrepi

Ju keni shumë energji dhe jeni misterioze. Shtriga më e mirë e zodiakut! Ashtu sikurse “Marie Laveau”, ju jeni një shtrigë që i bëni të gjithë të stepen me sensualitetin tuaj. Duhet vetëm të keni kujdes kur luani me anën tuaj të errët pasi mund t’ju kthehet lehtësisht në disfavorin tuaj.

  1. Shigjetari

shigjetari

Ju jeni të udhëhequr nga liria. Specifikisht, vendimet që merrni janë gjithnjë të drejtuara nga dëshira për të qenë të lirë e për të mos pasur korniza që mund t’jua vendosë dikush tjetër. Ju jeni njësoj si “Gillian Owens” e cila me anë të lirisë, lehtësisht  lidhte kohën dhe hapësirën në favorin e saj.

 

  1. Bricjapi

bricjapi

 

Ju keni një kontroll shumë të mirë të vetes, çka ju bën një menaxher shumë të zotin. Ju nuk i lejoni emocionet t’ju udhëheqin dhe jeni të ftohtë në gjykim. Ju jeni mbrojtës të mirë të vetes dhe atyre që doni, çka ju bën shumë të ngjashëm me “Piper Halliwell”.

 

  1. Ujori

ujori

Ju jeni një shenjë gjithnjë në progres të vetes ndërkohë që jeni mjaft të shoqërueshëm dhe tipa interesantë. Kjo ju bën edhe aventurierë, por edhe eksplorues të mirë. Ju jeni njësoj si “Kiki”! Nuk ka rëndësi ku shkoni apo me kë shoqëroheni, ju jeni gjithnjë e këndshme dhe shihni anën e mirë të gjërave.

 

  1. Peshqit

peshiqt

Ju keni një shpirt mjaft artistik dhe gjithashtu jeni shenja që ëndërroni më shumë me sy hapur. Ju jeni “Luna Lovegood” që shihni te “Harry Potter”. E ëmbël,  ëndërrimtare dhe e pamposhtur edhe kur jeni e qetë dhe në indiferencë të plotë!

 

/Blitz.al/

Shperndaje