Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Cila ikonë mode jeni sipas shenjës së horoskopit

May 22
19:38 2016

2. Demi – Audrey Hepburn

2. Demi – Audrey Hepburn
Picture 2 of 12

Klasike, e rregullt dhe e pandryshueshme edhe kur moda përpiqet të ndryshojë çdo çast. Ajo çka Audrey Hepburn ka bërë në përputhje me karakterin e shenjës së saj të horoskopit është fakti se gjithnjë ka zgjedhur cilësinë mbi sasinë. Duke i dhënë shkëlqimin e tradicionales, ajo bën një fustan të thjeshtë të zi të ngjajë si veshja më e përsosur që mund të ishte krijuar ndonjëherë. Kjo në fakt qëndron edhe në thelb të zotësisë dhe talentit që kanë femrat e shenjës së Demit.

Cila nga ju vajza nuk do të donte të konsiderohej një ikonë mode apo së paku t’i ngjante njërës prej tyre? Edhe nëse mendoni se nuk keni aq dhunti sa për të krijuar një stil të ri të të veshurit apo mënyrës se si krihni flokët, mos u shqetësoni, sepse shenja juaj e horoskopit mund t’ju ndihmojë të gjeni se cilës prej ikonave të modës i ngjani më tepër e duke marrë këtë informacion mund të krijoni kombinime të përshtatshme për pamjen dhe karakterin tuaj. Shfletoni galerinë dhe gjeni muzën tuaj të frymëzimit për modën dhe stilin.

!

Share