Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anët më të “errëta” të shenjës suaj të horoskopit!

Anët më të “errëta” të shenjës suaj të horoskopit!
March 25
14:35 2018

Teksa lexojmë mbi karakteristikat e shenjës sonë te horoskopit, kënaqemi gjithmonë kur shkruhen cilësitë pozitive. A nuk jeni kuriozë të mësoni se ç’cilësi negative kanë shenjat tuaja te zodiakut? Ne do ua shuajmë kuriozitetin:

DASHI
Dashët janë të prirur të jenë impulsivë, gjaknxehtë. Shumicën e situatave apo ngjarjeve ose i nisin me gjaknxehtësi ose i mbarojnë me atë. Ata janë më impulsivët e “tufës” zodiakale. Nëse një ide e pranuar nga grupi nuk është e tyre, ata priren të sillen të papjekur.

DEMI
Demët janë posesivë, materialistë dhe mendjemëdhenj. Atyre gjithashtu, duhet tu mësohet me forcë rregulli sepse janë tepër kokëfortë. Shquhen për përtacëri.

BINJAKËT
Binjakët janë disa personalitete në një trup. Janë të paparashikueshëm në atë c’ka duan dhe kanë miliona interesime e e konsiderojnë veten, mjeshtra të këtyre interesave.

GAFORRJA
Kanë një arsye pse quhen gaforre. Humori nuk është pika e tyre e fortë.
Ato nuk e lënë rehatinë e tyre shumë lehtë, por priren lehtë të ofendohen. Ndjesë, gaforre!

LUANI
Luanët janë të tërhequr ndaj të qenurit sharmantë dhe të dashur, por ky sharm dhe dashuri u kthehet në boomerang.
Sepse, ata kërkojnë tepër vëmendje dhe kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Për luanët, bota rrotullohet rreth tyre.

VIRGJËRESHA
Mendohuni dy herë, ose të paktën kini kujdes kur  dilni me një virgjëreshë sepse janë persona shumë gjykues. Virgjëreshat priren drejt perfeksionizmit dhe e presin atë tek të gjitha. Prandaj, edhe një e qeshur ‘jo normale’ për ta, mund të bëhet objekt thashethemi për këtë shenjë.

PESHORJA
Janë të pavendosur. (Shihni emrin..)
Ata shpenzojnë kohë të gjatë duke studiuar dhe duke u përgatitur për gjëra, edhe më të vogla. Peshoret janë tipi i njerëzve të cilet rrijnë në supermarket me dy shishe salcë, duke parë një herë etiketën e njërës, njëherë të tjetrës. (THJESHT ZGJIDH NJË!)

AKREPI
Portat e Ferrit të Dantes hapen nëse ngacmon një akrep të përcmuar, sidomos nga vajza apo djali që dashuron.
Janë pasionantë, por manipulatorë dhe shumë të zjarrtë. Punët nuk shkojnë në vijë nëse nuk bëhet ashtu sic thotë ai/ajo. KUJDES!

SHIGJETARI
Shquhen për mendjehapur. Madje, mendja e tyre e ‘hapur’ i kalon kufinjtë e kohës duke u bërë gjithcka-ditës.

BRICJAPI
Bricjapët janë kontrollues të zotë. Nuk përfshihen lehtë nga rryma. Ata i kontrollojnë lehtë njerëzit për qëllime të tyret nga më të ndryshme dhe lulëzojnë në negativitet dhe në thashetheme.

UJORI
Ujorët priren të mendojnë se janë të zgjuar dhe besojnë (pak si) shumë te logjik e tyre. Kjo gjë i bën ata të gjykojnë të tjerët.
Kalojnë pjesën më të madhe të kohës brenda kokës së tyre, duke u shkëputur nga realiteti.
Japin shumëë këshilla, por kurrë s’i ndjekin ato.

PESHQIT
Humbin shpesh. Kjo, sepse nuk orientohen dhe si pasojë nuk memorizojnë dot vendet. Pretendojnë të jenë shenja më e vjetër dhe më e zgjuar, por janë më ‘sylesh’-ja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje