Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 femrat që me shumë gjasa po ju tradhëtojnë, i përkasin këtyre shenjave të horoskopit

5 femrat që me shumë gjasa po ju tradhëtojnë, i përkasin këtyre shenjave të horoskopit
January 07
22:43 2019

Tashmë është thuajse e qartë që horoskopi ka shumë të drejtë për gjërat që parashikon. Shpesh astrologjia na vë në dukje edhe anë të karakterit tonë dhe përfundojmë gjithnjë me komentin: “Tipike”.

Përsa i përket marrëdhënieve, ka disa shenja që kanë më shumë tendencë të tradhëtojnë sesa të tjerat. Po arsyet e tyre? Lexoni më shumë për 5 tradhtaret më të mëdhaja të horoskopit.

Dashi

Gratë me këtë shenjë të zodiakut kanë më shumë gjasa të tradhtojnë për shkak të natyrës impulsive dhe dëshirës për të qenë gjithnjë në krye të  lojës së tyre. Jeni gjithnjë në kërkim të diçkaje të re dhe dinamike,e cila ndonjëherë mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj.Impulsiviteti dhe temperamenti juaj ju bën të tradhtoni kur ndiheni “të ngecur” në lidhje. Por duke qenë një shenjë e sinqertë dhe e hapur, do i rrëfeheni partnerit herët apo vonë në mënyrë që mos të keni një peshë mbi supe. Që ta evitoni tundimin, mundohuni të mos bini në rutinë dhe të bëni vazhdimisht gjëra të reja dhe emocionuese.

Luani

Kjo shenjë e horoskopit është e dashuruar me njerëzit që e duan dhe e admirojnë. Këtu nis pikërisht problemi: nëse pas një farë kohe nuk ndjeni adhurimin dhe dashurinë e partnerit vazhdimisht, mund të shkoni e ta gjeni atë diku tjetër. Vetëbesimi dhe natyra juaj e çiltër e bën të vështirë që të tjerët t’ju rezistojnë. Por përdoreni pikërisht këtë aftësi për të rikthyer pasionin dhe emocionin që kishte dikur në lidhjen tuaj.

Akrepi

Natyra xheloze dhe sekrete e Akrepit i bën të ndeshen me rrugën e tradhtisë. Duke qenë shumë pasionant, nëse lidhja nuk i përmbush nevojat tuaja, tradhëtoni për t’i gjetur diku tjetër me dikë tjetër. Dashuria juaj për të vërtetën do bëjë që të shprehni menjëherë pendesën, por që situata të mos shkojë në atë pikë, është mirë të shpreheni që në fillim duke i treguar dëshirat dhe nevojat tuaja. Komunikimi është çelësi.

Shigjetari

Kurioziteti, dashuria për aventurën dhe mospëlqimi për çdo person që bëhet “i ngjitur” e bën të vështirë që të jeni në një lidhje të qëndrueshme. Është shumë e thjeshtë për ju të tradhtoni për shkak të energjisë dhe dëshirës suaj për liri, por mos e bëni. Flisni me partnerin  dhe bëjani të ditur si ndiheni dhe pse. Eksploroni dhe rindizni shkëndijat.

Ujori

E urreni të ndiheni të mërzitur apo të vetmuar, dhe shpesh kjo gjë ndodh në lidhjet e gjata. Papritur e gjeni veten duke menduar për të tjerë dhe pavarësia juaj ju largon nga partneri. Dhe pse shprehja e emocioneve nuk është pika juaj e fortë, nëse doni ta rregulloni lidhjen tuaj, duhet t’i tregoni si ndiheni. S’është i domosdoshëm çdo detaj, por mjafton që ai ta kuptojë situatën. Dhe ju mos të tradhëtoni.

E sigurt që ky parashikim i horoskopit ka diçka të vërtetë në të, por nëse partnerja juaj është e këtyre shenjave, mos u ndani menjëherë. Mos harro: komuniko dhe rindiz shkëndijat.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje