Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi i dhimbshëm i gruas shqiptare, viktimë e përdhunimit (Intervistë për Blitz.al)

Rrëfimi i dhimbshëm i gruas shqiptare, viktimë e përdhunimit (Intervistë për Blitz.al)
October 19
18:03 2018

Historitë e përdhunimit janë kudo rrotull nesh, por dhimbja pas tyre i bën të vështira për t’u rrëfyer. Shoqëria ku ne jetojmë duhet të fillojë të ndryshojë qasjen që ka ndaj viktimave të dhunës dhe përdhunimit. Prandaj, Blitz.al ka mundur të sigurojë një intervistë me një prej këtyre grave. Në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza, si e vetmja shoqatë që ju përgjigj kërkesës sonë, ne mund të arrijmë të kuptojmë më shumë për traumën e përdhunimit.

 

Sa vjeç jeni?

45 vjeç.

Kush ishte personi që ju përdhunoi?

Bashkëshorti im.

Në çfarë rrethanash ndodhi?

Bashkëshorti im ishte shumë xheloz, dhe përdhunimi ndodhi pas një konflikti që ne patëm rreth kësaj çështjeje, në shtëpinë tonë.

Ja treguat dikujt pasi ndodhi ngjarja? 

Jo, nuk ja tregova ngjarjen askujt. Nuk doja që të afërmit dhe fqinjët të kishin dijeni mbi çfarë ndodhte në shtëpinë time.

E denoncuat? 

Bashkëshortin nuk e denoncova për përdhunim, por e denoncova për dhunë fizike dhe psikologjike. Përdhunimi nuk është denoncuar.

Cili ishte dënimi që mori?

Bashkëshorti im momentalisht ndodhet në burg, pasi shkeli urdhërin e mbrojtjes që kisha ndaj tij.

Çfarë do donit që njerëzit të dinin nga historia juaj? Çfarë keni dashur gjithnjë të thoni me zë të lartë dhe s’keni mundur?

Do të doja që njerëzit të dinë se akti seksual duhet patjetër të ndodhë me pëlqimin e të dy personave, edhe nëse këta persona janë bashkëshortë. Përdhunimi mbetet përdhunim, pavarësisht rrethanave.

Si e ka ndryshuar jetën tuaj kjo eksperiencë?

Duke qenë se përdhunimi im u shoqërua dhe me dhunë fizikë e psikologjike, të treja këto bashkë e kanë ndryshuar jetën time tërësisht.Unë tashmë jam në proces divorci me tim shoqi, i cili ndodhet pas hekurave, dhe jam e vetme në rritjen e tre fëmijëve të mi. Përpos vështirësive fizikë, e gjithë eksperienca traumatike më ka shtyrë të kërkoj ndihmë psikologjikë të vazhduar pranë Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje