Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rrëfimi i një striptisteje shqiptare: “Të përdalë nuk të bën puna, por karakteri!”

Rrëfimi i një striptisteje shqiptare: “Të përdalë nuk të bën puna, por karakteri!”
February 10
21:26 2019

Striptizmi në Shqipëri shihet se ajo “molla e ndaluar” dhe është një ndër profesionet më paragjykues. Me pak fjalë: të kërcesh në një club striptizmi, je ku*vë!

Për shkak të këtyre paragjykimeve shumë prej vajzave që punojnë si balerinë në clubet e natës e fshehin profesionin dhe identitetin e tyre jo vetëm nga njerëzit por edhe nga familjarët. Janë të rralla vajzat që flasin me krenari për punën që bëjnë dhe madje tregojnë se kanë nisur punën në një club striptizmi sepse kishin qejf.

Një ndër to është edhe Sara, 22 vjeçarja e cila ka vendosur ti rrëfejë historinë e jetës së saj gazetares Olsa Muhameti në “Exclusive” dhe veç kësaj Sara do që të hedh poshtë paragjykimet e të tregojë sesi vërtetë funksionon puna në këto vende.

Në moshën 20 vjeçare ajo ka filluar punë si kamariere në një club striptizmi, por duke parë sesi gjërat funksiononin atje, vendosi të provonte të kërcente. Ajo ja doli!

Sara ka treguar se të jesh balerinë nuk do të thotë të ofrosh favore seksuale por thjesht duhet të shoqërosh klientin teksa pi një gotë apo të bësh një shoë për të. Gjatë kësaj kohe shumë prej klientëve gjejnë ngushëllim tek vajzat, të cilave u tregojnë problemet e tyre familjare apo dhe me të dashurat.

“Mendoj se ne bëjmë familjet të bashkohen sepse sigurohemi që femra e atij mashkulli të dalë mbi të. është më mirë të kaloj një natë këtu me një vajzë që s’ka për ta parë më sesa të krijojë një lidhje paralele dhe të shkatërrojë familjen”.- ka treguar ajo.

E teksa një vajzë flet kaq lirshëm për punën e saj, natyrshëm lind pyetja: po familja ç’mendon për këtë?

Në shumë raste familjarët nuk e dinë të vërtetën, por jo në rastin e Sarës, e cila duke qenë një njëri pa komplekse ka vendosur tu tregojë të vërtetën e punës së saj dhe prindërit nuk e kanë pritur keq pasi kanë besim tek vajza e tyre.
çështja tjetër ndër më të rëndësishmet janë edhe fitimet e shumta, pasi Sara ka treguar për ”Exclusive” se ka patur netë që ka fituar deri në 4000 euro në muaj dhe mund të ndodhë edhe që një klient të të lejë një 400-she bakshish. Pra, mund të themi se janë fitime të mirë që nuk mund të merren lehtë!

Por pasi mbaron punën, ajo është një vajzë si gjithë të tjerat, me një jetë të rregullt dhe mjaft e lumtur, madje ka edhe një mesazh për të gjithë ata që e kanë quajtur të përdalë apo do ta quajnë si një të tillë:

“Të përdalë, nuk të bën puna por karakteri. Ndoshta një vajzë që punon në zyrë mund të jetë më shumë ‘e përdalë’ se unë!”

/Blitz.al/

Share