Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjuha shqipe, një nga më të vjetrat në botë

Gjuha shqipe, një nga më të vjetrat në botë
March 18
17:06 2016

Sipas një studimi me titull “Duke ndjekur origjinën e gjuhëve indo-evropiane” nga specialistë të katër anëve të globit është arritur në përfundimin se gjuhët e sotme dhe ato që janë zhdukur e kanë prejardhjen nga brigjet e Detit të Zi, në Anatolinë e dikurshme, sot Turqia.

Arkeologët dhe gjuhëtarët kanë renditur gjuhët sipas prejardhjes së tyre dhe gjuha shqipe pozicionohet në mesin e gjuhëve më të vjetra të globit, krah gjuhës armene, greke dhe tochariane. Gjuha tochariane është zhdukur shekuj më parë, çka bën që gjuhët më të vjetra të globit të jenë tri: shqipja, greqishtja dhe armenishtja.

Ky studim është publikuar në prestigjiozen “New York Times” bashkë me një artikull shpjegues. Në artikull thuhet se gjuha e parë është shpërndarë nga gadishulli i Azisë së Vogël në dy drejtime: atë lindor dhe atë perëndimor. Në drejtimin lindor gjuha kalon në Azinë Qendrore, kurse në atë perëndimor kalon në Ballkan e më gjerë.

Kështu, hidhet poshtë studimi rus, i cili ngre hipotezën se gjuhët kanë lindur në stepat e Azisë Veriore, pra në Rusi, dhe më pas kanë depërtuar në vendet e tjera nëpërmjet luftërave.

Gjuha shqipe, një nga më të vjetrat në botë