Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vladimir Putin “u shpall luftë” Rothschild-ëve dhe George Soros-it

Vladimir Putin “u shpall luftë” Rothschild-ëve dhe George Soros-it
October 26
19:55 2016

Është vetëm një fill i vetëm që e ndan botën nga nisja e Luftës së Tretë Botërore dhe kjo nuk ka nevojë për dyshime: Kina ka nisur armatimin dhe mobilizimin e popullit, Rusia ka filluar “parakalimin” dhe tregimin e dhëmbëve ndaj aleatëve të NATO-s si Norvegjia, Suedia e Mbretëria e Bashkuar, SHBA ka nisur përgatitjen e ushtrisë dhe NATO tashmë ka “blinduar” Europën Lindore.

Të gjithë jemi në dijeni të teorive konspirative, të cilat thonë se familjet më të pasura e më të fuqishme të globit, Rothschild e Rockfeller, si dhe persona të veçantë si George Soros, kontrollojnë politikat e vendeve perëndimore si SHBA, Mbretëria e Bashkuar etj. E si pasojë, ata mund të jenë financuesit e të dyja palëve në dy luftërat e mëparshme botërore e konflikteve që pasuan.

Në një intervistë për mediat ruse, Putin ka treguar se do të përpiqet të krijojë një komb të fortë rus, të bazuar në parimet e krishtërimit. “Kisha ortodokse ruse është e bazuar te moralet dhe vlerat e kombit rus. Sigurisht, shteti do të jetë i ndarë nga feja, por ama do të kenë pika të përbashkëta: moralin dhe bashkimin”, – ka thënë kryeministri Putin.

Ai ka treguar gjithashtu se do të përpiqet të mbajë larg duarve të Rothschild-ëve dhe Soros-it, shtetin rus, ndryshe nga SHBA: “Ata po përpiqen të rimarrin në zotërim Rusinë, por këtë nuk do ta lejoj kurrë”.

Putin ka bërë të ditur se autoritetet ruse kanë nxjerrë një urdhër arresti për George Soros, pasi ky i fundit është përpjekur të sulmojë ekonomikisht Rusinë me anë të monedhave të huaja si ato daneze dhe me ndihmën e Luksemburgut, gjë që është e ndaluar në Marrëveshjen e Bazelit II.

Nëse kjo gjë arrihet nga Soros, Rusia do të shkonte në një kolaps të vërtetë ekonomik dhe social, gjë që do të çonte në sisteme e trazira të reja politike.

Për këtë gjë, Vladimir Putin ka udhëtuar drejt selisë qendrore të FMN-së për të bërë të qartë se shteti rus nuk do të lejojë që monedha e tij të humbasë vlerën e të “ndihmohet” nga George Soros.

Mesa duket, Putin i ka përveshur mëngët dhe ka nisur punën për të mbrojtur shtetin dhe pushtetin e tij, tashmë prej më shumë se 10 vitesh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje