Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vendet më të mira në botë për të jetuar

(Video) Vendet më të mira në botë për të jetuar
November 28
12:37 2016

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar listën e vendeve më të mira për të jetuar për vitin 2016.

10. Islanda. Vetëm 1% e atyre në moshë pune kanë qenë të papunë brenda këtij viti.

9. SHBA-të. Një përmirësim i ndjeshëm te shëndeti, të ardhurat dhe strehimi.

8. Finlanda. Vetëm 4% e qytetarëve raportohet se punojnë me orare të zgjatura në punët e tyre.

7. Zelanda e Re. Është një nga vendet me respektin maksimal për mjedisin.

6. Suedia. Një prej vendeve me demokraci më të lartë në botë.

5. Kanadaja. Një prej vendeve ku shtëpitë blihen më lirë ose ka politika që të ndihmojnë për ta blerë atë me lehtësira.

4. Zvicra. Një prej vendeve me numrin e papunësisë më të ulët në botë.  Vetëm 3.1%.

3. Danimarka. Punëtorët kanë 5 javë pushim të paguara në një vit.

2. Australia. Ka shënuar tregues fantastikë në termat e jetesës në komunitet.

  1. Norvegjia. Punë të mirëpaguara, standard i lartë arsimimi dhe jetëgjatësi me pritshmëri të lartë.  /Blitz.al/

Shperndaje