Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdon tragjedia e Omran. Vëllai I tij humb jetën në spital

Vazhdon tragjedia e Omran. Vëllai I tij humb jetën në spital
August 20
21:48 2016

Djaloshi Omran që tronditi jo vetëm rrjetin, por edhe botën, tashmë I duhet të përballet me një shok akoma më të madh: atë të humbjes së vëllait.

Sipas mediave lokale dhe NBC News, sulmi ajror që goditi banesën e Omran-it la më plagë të rënda vëllain e tij, Ali Daqneesh, I cili ndërroi jetë ditën e sotme në një nga spitalet e Aleppo-s.

Detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje nuk janë bërë akoma publike për mediat.

Omran u bë simbol I horrorit që po përjetohet në Siri, kur në media u publikua fotoja e tij I mbuluar me gjak e me pluhur dhe më pas u publikua edhe videoja që tregonte momentin kur 5 vjeçari nxirret nga rrënojat e banesës e qëndronte I ulur në sediljen e pasme të ambulancës.

Përgjegjësinë për sulmin ajror nuk e ka marrë askush, pasi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se sulmi erdhi nga rebelët, ndërsa këta të fundit akuzojnë rusët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje