Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, kërcënim për sulm terrorist

Turqi, kërcënim për sulm terrorist
March 17
12:38 2016

Pas sulmit terrorist të ndodhur para pak ditësh në Ankara, ku nga shpërthimi i një automjeti të mbushur me eksploziv humbën jetën 37 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, Turqia është në gjendje alarmi për shkak të mundësisë për sulme të tjera. Sot janë mbyllur  ambasada dhe konsullata gjermane  në Turqi. Gjithashtu janë mbyllur  shkollat gjermane.  Shkak është bërë një kërcënim për sulm terrorist, që mësohet se është dërguar përmes një email-i.  Gjermania ka njoftuar shtetasit e saj që të kenë kujdes dhe i ka paralajmëruar për sulme të mundshme.

Shperndaje