Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi, 4 muaj pas “puçit ushtarak” arrestohen 13 gazetarë

October 31
11:27 2016

 

turqi-foto

Turqia vijon valën e arrestimeve dhe mëngjesin e së hënës ka qenë radha e disa gazetarëve.

Kryeredaktori i gazetës “Cumhurriyet” në Turqi, së bashku me një duzinë reporterësh, janë vënë nën pranga nga autoritetet policore turke.

Qeveria turke i ka akuzuar gazetarët se kanë publikuar materiale që legjitimojnë e nxisin puçin ushtarak para 15 korrikut të këtij viti.

Arrestimet vijnë menjëherë pas fundjavës, kur u pushuan nga puna më tepër se 10 mijë punëtorë të administratës publike dhe disa kompani mediatike janë mbyllur.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së kanë kërkuar vazhdimisht arsyen e gjithë këtij represioni policor, por Turqia vijon të jetë kokëfortë, duke thënë se këto janë politikat e saj të brendshme.

Së fundmi Erdogan ka mbështetur ligjërimin e dënimit me vdekje, çka ka shkaktuar furtunë reagimesh dhe kundërshtish në selitë diplomatike europiane.

 

Komento
Shperndaje