Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedia, pse ra avioni?

Tragjedia, pse ra avioni?
November 30
12:11 2016

Një ditë pas rënies në Medelin të Kolumbisë të avionit që transportonte ekipin e futbollistëve të Chapecoenses, duke shkaktuar vdekjen e 75 personave, hetuesit kanë dalë në konkluzionet e para pas hetimit të mbetjeve.

Pista kryesore është mbarimi i karburantit. Por hetuesit kanë thënë se arsyet mund të jenë edhe të tjera, që lidhen sërish me karburantin dhe konsumimin e tij. Mund të ketë pasur një rrjedhje të karburantit apo një ngrirje të pjesshme të tij nga moti i ftohtë.

Por deri tani nuk përjashtohet si shkak aksidenti as defekti në ingranazhet e motorit ose një gabim i pilotëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje