Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi – vritet agjenti i centralit bërthamor në Belgjikë

Terrorizmi – vritet agjenti i centralit bërthamor në Belgjikë
March 26
13:18 2016

Një lajm shokues  sapo është dhënë nga siti “La Derniere Heure”: një agjent sigurie, i cili punonte në një nga centralet bërthamore belge, u vra mbrëmjen e së enjtes e më pas iu mor distinktivi.

Sipas informacioneve, sulmi ka ndodhur gjatë një momenti kur agjenti ka qenë duke shëtitur me qenin e tij. Nuk dihet ende nëse vrasja ka lidhje me sulme të mundshme terroriste, apo ishte thjesht një vrasje nga kriminelë “të zakonshëm”.

Bazuar në investigimet e bëra, drejtori i programit të kërkimit dhe zhvillimit nuklear belg është vëzhguar vazhdimisht nga vëllezërit Ibrahim dhe Khalid el Brakraoui, dy kamikazët që hodhën veten në erë në sulmet e fundit në Bruksel.

Hipoteza kryesore dhe ajo së cilës të gjithë i tremben është mundësia e një plani terrorist  për të sulmuar centralet bërthamore.

Pritet që në ditët në vijim të dalin informacione më të detajuara rreth vrasjes së agjentit.

Komento
Shperndaje