Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Stamboll, ministri francez: Akt i neveritshëm

Sulmi në Stamboll, ministri francez: Akt i neveritshëm
March 19
13:03 2016

Ministri i Jashtëm francez ka dënuar sulmin e ndodhur sot në Stamboll.

Jean-Marc Ayrault, ministri i Jashtëm i Francës, dënon sulmin në qendër të Stambollit, ku raportohet se kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

“Unë fuqishëm e dënoj këtë akt të neveritshëm e të mjerë, që shkaktoi vdekjen e disa personave”,- deklaroi ai, duke shtuar se Parisi solidarizohet me Turqinë.

Shpërthimi ndodhi në Balo Sokak, në një cep të rrugës për në Istiklal, pak metra larg sheshit të Galatasaray-t dhe qendrës tregtare “Demiroren”, më e madhja në rajon. Raportohet se në mesin e pesë viktimave është edhe autori i sulmit terrorist. Sipas raporteve të mediave turke, objektivi i sulmit mund të ketë qenë një tjetër qendër.

 

Komento
Shperndaje