Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stephen Hawking jep ‘alarmin’ për Britaninë e Madhe

Stephen Hawking jep ‘alarmin’ për Britaninë e Madhe
March 10
13:59 2016

Zërat se Britania e Madhe është shumë pranë daljes nga Bashkimi Europian, kanë alarmuar fizikantin e njohur Stephen Hawking dhe 150 shkencëtarë të tjerë të Londrës.

Grupi i shkencëtarëve janë shprehur se dalja nga BE do të jetë një katastrofë për shkencën e Britanisë së Madhe.

Në një shkrim për ‘The Times’ grupi i shkencëtarëve, matematikanëve, inxhinierëve dhe ekonomistëve kanë argumentuar se liderët e BE-së kanë rritur fondet për shkencën në Britani dhe kanë lejuar talente nga i tërë kontinenti të punojnë dhe jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
‘Firmëtarët’ e letrës drejtuar institucioneve qeverisëse, përfshirë këtu 3 fitues të Nobel, një këshilltar mbi shkencën në qeveri, një drejtues i kërkimeve mbi kancerin në Londër dhe presidenti i Shoqërisë së Zoologjisë së kryeqytetit londinez, janë të gjithë pjesëtarë të Shoqërisë Mbretërore.
“Fondet në shuma të mëdha nga BE kanë rritur nivelin e shkencës britanike në nivelet evropiane.” – shkruajnë akademikët.

Ata argumentojnë gjithashtu se lëvizja e lirë e punëtorëve ka lejuar Mbretërinë e Bashkuar të tërheqë dhe të punësojë europianët më të talentuar dhe të inkurajojnë shkencëtarët më të mirë të jetojnë në Londër.
Akademikët shkruajnë se vendimi i Zvicrës për të mos iu bashkuar unionit është parë si një mënyrë e dëshpëruar për të gjetur rrugë alternative për të tërhequr talentet.

“Investimet në shkencë janë aq të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar aq sa edhe mirëqenia dhe investimet në projektet infrastrukturore, bujqësore dhe industriale.” – shkruajnë akademikët.

Shperndaje