Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si arritën dy studentë të mashtrojnë Apple dhe të përfitojnë më shumë se 900 mijë dollarë?

Si arritën dy studentë të mashtrojnë Apple dhe të përfitojnë më shumë se 900 mijë dollarë?
April 09
21:40 2019

Dy të rinj nga Kina, të cilët studionin në Universitetin e Oregonit, kanë përdorur imitime të iPhone, për të mashtruar as më pak e as më shumë por Apple-in.

Skema e përdorur nga ta ishte e tillë: Një bashkëpunëtor nga Kina i niste vazhdimisht pako  Yangyang Zhou dhe Quan Jiang( të dy të pajisur me viza studenti në SHBA), që përmbanin 20 apo 30 iPhone-a. Më pas këta të dy, i çonin imitimet në dyqanet e Apple, duke i kërkuar ti riparonin pasi kishin probleme. Nëse punonjësit e Apple vlerësonin se këto paisje kishin garanci, i riparonn ose i ndryshonin me një telefon të ri origjinal, të të njejtit model. iPhone-at e rinj, ata i çonin sërish në Kinë ku shiteshin me çmimet e tregut.

Ky mashtrim u zbulua fillimisht nga “Oregonian”, dhe hetimet u pasuan nga prokurorët federalë muajin e kaluar. Agjentët e policisë ranë në gjurmët e skemës së përdorur nga të rinjtë kinezë, në prill të 2017-ës, kur hapën pesë pako të dyshimta që shkonin drejt Hong Kong-ut, me iPhone-a jo origjinalë.

Në komunikimet që kanë pasur me punonjësit e Apple, studentët kanë përdorur si informacione kontakti të dhënat e veta personale, por edhe të disa miqve që jetonin në qytete aty afër dhe pretendonin se telefonat kishin probleme e nuk ndizeshin. Emri i Jiang është i lidhur me më shumë se 3 mijë kërkesa për riparime të iPhone-ave, dhe gati gjysma e tyre është aprovuar nga Apple, duke i shkaktuar një humbje që shkon tek 895 mijë dollarë. Telefonave të tjerë i është mohuar riparimi, pasi u zbuluan që ishin imitime. Imagjinoni nëse do ti kishin riparuar të gjithë!

Prokurorët e kanë akuzuar Jiang për tregëtimin e produkteve jo origjinale dhe mashtrim në seri, ndërkohë që Zhou do të gjykohet për dhënien e informacionit të rremë dhe dorëzimin e dokumentave fallco. Në gjyq të rinjtë nga Kina u shprehën se nuk e dinin që iPhone-at ishin prodhime jo origjinale.

Vitet e fundit, imitimet e produkteve të Apple, po bëhen gati të pamundura për tu dalluar nga origjinalët. Madje janë aq mirë të bërë, sa dhe teknikët e kompanisë kanë vështirësi për ti dalluar. Por Apple nuk është e vetme në këtë “luftë”, pasi humbja që kompanitë e tekonologjisë në SHBA kanë nga imitimet e produkteve, vetëm në 2017-ën, shkon në 17 miliardë dollarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje