Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr se kush e ka gjoksin më tërheqës, pezullohet nga puna policja

Sherr se kush e ka gjoksin më tërheqës, pezullohet nga puna policja
May 15
18:30 2016

Një efektive policie është në hetim pas një konflikti me një kolege të sajën se kush kishte gjoks më tërheqës. Rebekah Sutcliffe me detyrë asistente e shefit, është pezulluar pas raportimeve që Policia e Manchesterit morri për një konflikt të orëve të vona në një bar.

Debati mes 46-vjeçares dhe efektives tjetër Sarah Jackson lidhej me faktin se cila prej tyre kishte një dekolte më tërheqëse. Ende nuk dihet se cila prej tyre e shkaktoi këtë konflikt, por 46-vjeçarja akuzohet për “sjellje të papërshtatshme”. Një zëdhënës policie konfirmoi se një zyrtar i lartë është pezulluar pas akuzave për sjellje të papërshtatshme, megjithatë çështja vijon të jetë në hetim ndaj nuk duhet të komentohet.

Pak ditë më parë, e akuzuara ishte pjesë e një trajnimi që u zhvillua në një qendër tregtare në Manchester, me qëllim përmirësimin e profilit të oficereve femra në rast të ndonjë sulmi terrorist. Më vonë, ajo shkroi në “Twitter” se kjo nismë ka frymëzuar shumë njerëz.

Komento
Etiketimet
Shperndaje