Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA ka dhënë 680.000 “green cards” në 5 vjet, përfituan 22.000 shqiptarë

SHBA ka dhënë 680.000 “green cards” në 5 vjet, përfituan 22.000 shqiptarë
April 15
16:46 2016

Teksa rreziku nga terrorizmi vijon të rritet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë 630 mijë “green cards” për emigrantët nga vendet myslimane brenda një afati 5-vjeçar. “Department of Homeland Security” bën me dije se SHBA-të kanë pranuar më shumë të huaj nga vendet myslimane se sa nga ato të BE-së.

Qeveria amerikane do vijojë të mundësojë “kartën jeshile” për gjithë të interesuarit, por parashikohet që në pesë vitet e ardhshme, nga 680 mijë karta jeshile, tu jepen më shumë vendeve jo myslimane.

Përgjatë periudhës kohore 2009-2013, rreth 270 mijë emigrantë nga vendet e Bashkimit Europian, përfituan nga kjo politikë, duke iu mundësua leje e përhershme rezidence, leje pune ose marrje direkte e shtetësisë amerikane.

Ndër vendet myslimane që përfituan më shumë, renditen Pakistani dhe Iraku me mbi 83 mijë emigrantë. Në vijim, renditen Bagladeshi me 75 mijë, Irani me 73 mijë, Egjipti me 45 mijë, 31 mijë nga Somalia, 24 mijë nga Uzbekistani dhe Turqia me Marokun nga 22 mijë secila. Ndër vendet myslimane që kanë përfituar, është edhe Shqipëria me 22 mijë emigrantë. Nga ana tjetër, Kosova qëndron në fund të listës me 3 mijë emigrantë përfitues të “green card”. Ende nuk janë bërë publike shifrat për vitin 2014 dhe 2015.

Etiketimet
Shperndaje